Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Autobusi me targa të Kosovës aksidentohet në Kroaci

Autobusi me targa të Kosovës aksidentohet në Kroaci

Një autobus me targa nga Kosova është aksidentuar në Koraci.

Siç raportojnë mediat atje, autobusi i kompanisë nga Kosova “Harea Travel” ka dalë jashtë rrugës në autostradën afër Donja Zajencinës të mërkurën në mbrëmje.

Siç raportohet, autobusi doli jashtë rrugës pasi shoferi humbi kontrollin e timonit.

Në autobus ishin 26 pasagjerë dhe dy shoferë. Dy prej tyre pësuan lëndime të lehta.

Policia e Zagrebit thotë se aksidenti ka ndodhur rreth mesnatës.