Qytetarët po ankohen se autobusët urbanë nuk po respektojnë orarin e rregullt gjatë muajit të Ramadan. Sipas tyre, rreth orës 18:00 shumë autobusë ndalojnë dhe qëndrojnë të parkuar për shkak të iftarit, duke mos u nisur në kohën e paraparë.
Si pasojë, udhëtarët detyrohen të presin më gjatë nëpër stacione, ndërsa disa linja nisen me vonesë të konsiderueshme. Qytetarët kërkojnë nga ndërmarrjet e transportit urban që të gjejnë zgjidhje dhe të respektojnë orarin, në mënyrë që të mos krijohen vështirësi për udhëtarët.
