Hidrodrini: Uji në Gramaçel dhe Llukë të Deçanit është brenda normave
KRU ‘Hidrodrini’-Pejë, ka njoftuar se kanë pranuar rezultatet nga mostrat e ujit nga fshatrat Llukë e Gramaçel të komunës së Deçanit nga ana e IKSHPK-së, gjegjësisht IRSHP-së dhe se të njejtat rezultojnë se uji në Deçan është brenda normave. Reagimi ka ardhur pas shqetësimeve të shfaqura me një ankesë qytetare, me datë 09.06.2024 (E Diel) […]