Parashikimi i motit në Shqipëri
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i depërtimit të Anticiklonit Afrikan mbi rajonin e Ballkanit. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës. […]