Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: TV Arberia

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Suharekës, investitorit dhe pronarit të kompanisë për shkelje në një objekt ndërtimor

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave, të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ndërtim pa leje dhe punime ndërtimore të kundërligjshme lidhur me ndërtimin e një objekti në Komunën e Suharekës. Sipas aktakuzës, tejkalimet nga leja ndërtimore i kanë mundësuar investitorit përfitim prej rreth 716 mijë eurosh, ndërsa Komunës së Suharekës […]

Lexo më shumë

Dënimi me 25 vjet burg nga Haga, Bilall Sherifi tregon reagimin e Jakup Krasniqi: Ju kam thënë që kjo gjykatë s’është për drejtësi

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Sherifi tha se Jakup Krasniqi vazhdimisht ka thënë se kjo gjykatë është politike. Ai tha se pas vendimit, Jakup Krasniqi ju tha që “ju kam thënë se kjo gjykatë nuk është për drejtësi”. “Unë besoj që është një gjykatë që është themeluar […]

Lexo më shumë

Nipi i Rexhep Selimit në protestë: Ne nuk trashëguam vetëm një shtet, trashëguam një amanet

Protesta “Jo në emrin tim” ka vazhduar edhe sonte në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të shtatën natë me radhë, kundër vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në mesin e folësve të mbrëmjes ishte edhe nxënësi i gjimnazit “Ahmet Gashi”, Gentian Selimi, nipi i ish-kreut të UÇK-së, […]

Lexo më shumë

Ikja nga drejtësia i merr fund në Fushë Kosovë: Shaban Isejni kapet me urdhëresë aktive, dërgohet në burg për 2 vjet e 8 muaj

Ikja nga drejtësia i ka marrë fund një 35-vjeçari në Fushë Kosovë, i cili ishte në kërkim për vuajtjen e një dënimi me burgim. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Shaban Isejnin, i cili është arrestuar më 22 shtator, rreth orës 13:40, në rrugën “Karl Hermelesh” në Fushë Kosovë. Sipas informacioneve […]

Lexo më shumë

E rëndë në Prishtinë: 11-vjeçarja goditet nga një Mercedes, përfundon pa vetëdije në QKUK – shoferi ndalohet për 48 orë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mesditën e 22 shtatorit në rrugën “Bedrush Qollaku” në Prishtinë, ku një 11-vjeçare ka mbetur e lënduar rëndë pasi është goditur nga një veturë. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti ka ndodhur rreth orës 12:50, derisa një automjet Mercedes, ngjyrë hiri, ishte në lëvizje në këtë […]

Lexo më shumë

“Kinse dytë e paskemi në listë – Nuk kam pa kurrfarë serioziteti, kam pa lojë”, Ardian Gjini për propozimin e Bekim Sejdiut

Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, propozimin e Bekim Sejdiut për president të vendit, e ka parë “si lojë” duke shtuar se Kurti e ka keqpërdorë emrin e tij. Për këtë temë, Gjini në Pressing në T7, tha; “E ka keqpërdorë emrin e Bekim Sejdiut, duhet me qenë i sinqert, kanë bë trika…Kanë luajtë lojëra, kinse […]

Lexo më shumë

Protesta “Jo në emrin tim”, Ramë Lahaj thërret për unitet dhe bën Betimin e Ushtarit të UÇK-së

Tenori me famë botërore dhe veterani i luftës çlirimtare, Ramë Lahaj, iu drejtua sonte qytetarëve të mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në natën e shtatë të protestës “Jo në emrin tim”. Protesta po mbahet në kundërshtim të vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në fjalën e tij, Lahaj bëri thirrje për unitet […]

Lexo më shumë

Ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli arrestohet në Maqedoninë e Veriut me urdhër nga Serbia

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Pushkolli është arrestuar në pikën kufitare Bllac – Han i Elezit në territorin e Maqedonisë së Veriut. Ai në një njoftim ka bërë të ditur se është arrestuar me urdhër të lëshuar nga autoritetet e Serbisë. “Arrestimi, sipas informacionit të dhënë, lidhet me faktin se jam pjesëtar i […]

Lexo më shumë