Gjykata shpall fajtorë dy të akuzuarit për korrupsion në Pallatin e Rinisë, dëmi mbi 107 mijë euro
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për shpalljen fajtor të Astrit Zogianit dhe Faton Rrustemit, të akuzuar për korrupsion në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, ky vendim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sundimit të ligjit, llogaridhënies dhe integritetit institucional. […]