Zjarri në Shkodër, thellohet tragjedia: Gjendet edhe një trup i pajetë brenda shtëpisë
Është gjetur edhe trupi i dytë i pajetë pas zjarrit që përfshiu një shtëpi në fshatin Domen të Postribës, në Shkodër. Sipas Top Channel, më herët u gjet një trup i pajetë, i cili dyshohet se i përket një fëmije. Dyshohet se brenda me fëmijët ka qenë dhe nëna.