Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: TV Arberia

“Dita pa Melonin”, 400 mijë protestues në Itali, përplasje me policinë në Romë dhe Torino

Protestat e studentëve u përhapën këtë të premte në qytetet kryesore të Italisë, duke mbledhur të paktën 400 mijë njerëz në mbarë vendin. Tubimet, të pagëzuara si “Dita pa Melonin”, u shoqëruan me përplasje me policinë dhe me parulla kundër luftës dhe armatimeve. Në Romë, protestuesit u përleshën me policinë përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa […]

Lexo më shumë

Skandaloze: Javier Tebas krahason Real Madridin me regjimin nazist, klubi kërkon dorëheqjen e tij

Real Madridi ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të presidentit të La Ligës, Javier Tebas, pasi ky i fundit krahasoi mënyrën e veprimit të drejtuesve të klubit madrilen me metodat e Joseph Goebbelsit, ministrit të Propagandës në regjimin nazist. Përmes një komunikate zyrtare, klubi e ka cilësuar këtë krahasim si të papranueshëm, duke theksuar se në […]

Lexo më shumë

Edhe dy zyrtarë policorë në Gjilan të suspenduar, IPK zbulon si ndodhi rasti me qytetarin

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Gjilan, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Sipas të dhënave fillestare të hetimit, rasti ka ndodhur më 15 tetor 2026, rreth orës 23:00, në qytetin e Gjilanit, transmeton Klankosova.tv. Aty dyshohet se zyrtarët […]

Lexo më shumë

Suspendohen tre policë në Prishtinë, dyshohen se e ndaluan një vajzë pas mesnate dhe…

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), në kuadër të autorizimeve ligjore, ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë. Ata dyshohen për përfshirje në veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Kontrollimi i kundërligjshëm”, trasnmeton Klankosova.tv Sipas informacioneve, rasti dyshohet të ketë ndodhur më 15 tetor 2026, pas mesnatës, në afërsi të rreth-rrotullimit […]

Lexo më shumë

Pezullohen dy efektivë policie në Tiranë për përdorim të dhunës ndaj protestuesve, nis hetimi disiplinor

Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë pezulluar nga detyra pas publikimit të videove në rrjetet sociale, ku shfaqen duke tejkaluar detyrën dhe parimin e proporcionalitetit gjatë ndërhyrjes në një tubim në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, Skënder Hita, janë pezulluar inspektorët E. P. dhe T. […]

Lexo më shumë

Krasniqi: Pritet arrestimi i dy kryetarëve të komunave, mund të jetë Faton Peci, mbrëmë dhashë dëshmi…

Dardan Krasniqi ka thënë se sipas tij, pritet arrestimi i dy kryetarëve të komunave. Krasniqi, theksoi se njëri prej tyre, ka qenë edhe në pozitën e ish-ministrit. ‘’Përflitet për dy kryetar komunash, njëri që ka qenë ish-ministër, të cilët i kanë aktakuzat. Nëse ndërhyn politika…. Jo nuk jap emra, opinioni mundet me ditë kush…’’, ka […]

Lexo më shumë

Ngrihet aktakuzë ndaj Skender Llugiqit, kishte bërë thirrje që të pushkatohet Ramush Haradinaj

Prokuroria Speciale ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Skender Llugiqit, i cili kishte bërë thirrje për pushkatimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në Kuvendin e Kosovës. Ai dyshohet për dy vepra penale “Kanosja” dhe “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”. Sipas aktakuzës, i pandehuri më 12.08.2026, rreth orës 14:00, në objektin e Kuvendit të […]

Lexo më shumë