Tymi i madh nxin qiellin e kryeqytetit, nuk dihet çka po digjet
Një tym është parë në Prishtinë pas orës 16:00, afër Stacionit të Autobusëve – nuk dihet se çfarë po digjet. Gazeta Express ka siguruar disa fotografi nga ky zjarr. Policia e Kosovës është kontaktuar nga Gazeta Express, por akoma nuk ka përgjigje.