Dy të lënduar nga përplasja e trenit me një automjet në Drenas
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes trenit dhe një automjeti në fshatin Shtrubullovë të Drenasit. Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, tha se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, derisa me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. […]