Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: iliriana

Tre vjet pas aplikimit për në BE, Kosova ende në pritje

Tre vjet pasi Kosova dorëzoi aplikimin për statusin vend-kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, procesi ka mbetur pothuajse në të njëjtën pikë. Ndërsa institucionet vendore flasin për progres dhe orientim të qartë strategjik, nga Brukseli mesazhi është i ftohtë dhe i njëjtë se vendimi është ende te shtetet anëtare të unionit. Në qeverinë në detyrë […]

Lexo më shumë

PZAP certifikon kandidatët për deputetë të Listës Serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur të pranojë ankesën e Listës Serbe dhe të certifikojë kandidatët për deputetë të kësaj partie për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Sipas vendimit të publikuar të shtunën, PZAP ka vlerësuar se vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për moscertifikimin e kandidatëve në mbledhjen e 10 […]

Lexo më shumë

Miftaraj kritikon VV-në: “Mos lëshoni pe pa e vjedhur mirë shtetin që e keni marrë të gatshëm”

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar ndaj sloganit zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke e kritikuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Miftaraj ka ironizuar premtimet për “siguri dhe begati”, duke theksuar se kryeqyteti Prishtina ende përballet me mungesë të energjisë […]

Lexo më shumë

Kryeziu akuzon Kurtin dhe Aliun: Autostrada “Ibrahim Rugova” po shndërrohet në rrugë vdekjeje

Kandidati për deputet, Qëndrim Kryeziu, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe ish-ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, për paaftësi dhe neglizhencë institucionale, duke deklaruar se autostrada “Ibrahim Rugova” po shndërrohet në një rrugë vdekjeje. Ai tha se mungesa e mbikëqyrjes dhe moskryerja e detyrimeve bazike nga institucionet përgjegjëse kanë çuar në aksidente fatale, të cilat, sipas […]

Lexo më shumë

Organizata e Veteranëve të UÇK-së falënderon qytetarët për pjesëmarrjen në protestën në Shkup

  Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka falënderuar të gjithë shqiptarët që morën pjesë në protestën kundër, siç u tha, padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe luftës së saj të drejtë. “Shqiptarë, të gjithë ju që morët pjesë në protestën kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe luftës sonë të drejtë. JU […]

Lexo më shumë

Ahmeti: Procesi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të përfundojë me pafajësi

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe kryetar i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka deklaruar nga sheshi “Skënderbeu” në Shkup se procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të përfundojë me epilogun e pafajësisë, duke theksuar se UÇK-ja ka dënuar çdo veprim fashist dhe çdo akt kundër popullatës civile. […]

Lexo më shumë

Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e SHBA-së: Mbyllje rrugësh, sirena dhe shtim i forcave policore më 12 dhjetor

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka paralajmëruar se më 12 dhjetor, nga ora 15:00 deri në 21:00, do të zhvillohet një ushtrim i përbashkët me Policinë e Kosovës. Ushtrimi do të fokusohet në menaxhimin e krizave, koordinimin ndërinstitucional dhe reagimin ndaj emergjencave, si pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në fushën e sigurisë mes SHBA-së dhe […]

Lexo më shumë

Zyra Kombëtare e Auditimit: Mangësi serioze në projektin e klinikave të Nefrologjisë dhe Hemato-Onkologjisë

ZKA ka publikuar raportin auditues për projektin e ndërtimit të objektit të përbashkët për klinikat e Nefrologjisë dhe Hemato-Onkologjisë në ShSKUK për periudhën 2018 – qershor 2025, ku janë identifikuar mangësi të mëdha në të gjitha fazat e procesit – nga planifikimi buxhetor, prokurimi, deri te menaxhimi i fondeve dhe implementimi i kontratës. Gjetjet kryesore: […]

Lexo më shumë