Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: iliriana

Çfarë pritet nga samiti BE–Ballkani Perëndimor?

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian mblidhen në Bruksel më 18 dhe 19 dhjetor me fokus kryesor sigurimin e fondeve për Ukrainën për dy vitet e ardhshme. Një ditë më herët, më 17 dhjetor, zhvillohet edhe samiti BE–Ballkani Perëndimor, ku marrin pjesë udhëheqësit e gjashtë vendeve aspiruese: Kosova, Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e […]

Lexo më shumë

Tahiri: Qeveria do të formohet nga opozita

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vlerëson se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, gjatë mandatit të saj, ka kryer një sërë shkeljesh kushtetuese. Po ashtu, AAK ka kritikuar ndarjen e mjeteve financiare në kohë fushatash zgjedhore për kategori të caktuara. Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri  ka deklaruar se kjo praktikë qeverisëse do të ndryshojë […]

Lexo më shumë

Nga sot nis zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 28 dhjetori

Subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit e nisin sot fushatën elektorale. Gjatë 12 ditëve sa do të zgjasë kjo fushatë, hulumtues dhe monitorues të procesit elektoral nga radhët e organizatave dhe të shoqërisë civile u kanë kërkuar kandidatëve për kryetarë komunash dhe për asamble komunale që të zhvillojnë […]

Lexo më shumë

AIP u bën thirrje partive politike të respektojnë mbrojtjen e të dhënave personale gjatë fushatës zgjedhore

Me fillimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 28 dhjetor 2025, Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka ritheksuar kërkesën ndaj partive politike për respektimin e plotë të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale gjatë procesit zgjedhor. Në njoftimin e saj, AIP […]

Lexo më shumë

Draft-konkluzat e BE-së: Kosovës i kërkohet Asociacioni, reforma, përparim në dialog

Këshilli për Çështje të Përgjithshme i Bashkimit Evropian miraton të martën konkluzionet sa i përket procesit të zgjerimit të bllokut evropian, ndërsa në pjesën për Kosovën, vendit i bëhet thirrje që ta përshpejtojë hapin në rrugën drejt reformave. Ndër kërkesat tjera është zbatimi i marrëveshjeve të arritura me Serbinë, në kuadër të procesit të normalizimit […]

Lexo më shumë

Jep dorëheqje kryeprokurori Ljupço Kocevski

Kryeprokurori, Ljupço Kocevski, shkarkimi i të cilit u vu në rend dite të seancës së sotme parlamentare, njoftoi se ka dorëzuar dorëheqjen e tij të parevokueshme. “Në këto gati dy vjet, kam punuar me ndershmëri dhe profesionalizëm dhe jam krenar për këtë, por edhe i zhgënjyer sepse nuk ka bazë ligjore”, tha Kocevski. Javën e […]

Lexo më shumë

SHBA-të pezullojnë marrëveshjen teknologjike prej 31 miliardë funtesh me Britaninë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pezulluar një marrëveshje madhore teknologjike me Mbretërinë e Bashkuar, me vlerë rreth 31 miliardë funte (35 miliardë euro), për shkak të mosmarrëveshjeve tregtare mes dy vendeve. Marrëveshja për prosperitetin teknologjik, e cilësuar nga kryeministri britanik Keir Starmer si “një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet SHBA–MB”, ishte njoftuar gjatë një […]

Lexo më shumë