Osmani shkon e buzëqeshur në Presidencë
Presidentja Vjosa Osmani ka mbërritur në Presidencë, në ditën e fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të ri. Ajo ngjiti shkallët në Presidencë me buzëqeshje dhe përshëndeti me dorë gazetarët
Presidentja Vjosa Osmani ka mbërritur në Presidencë, në ditën e fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të ri. Ajo ngjiti shkallët në Presidencë me buzëqeshje dhe përshëndeti me dorë gazetarët
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu duke pyetur se edhe sa shanse populli duhet t’ia jap kryeministrit aktual Albin Kurti, ka theksuar edhe se Kosova nuk mund të mbahet peng i kalkulimeve politike dhe se qytetarët nuk votuan për stagimin. Poashtu Musliu ka theksuar se Kurti nuk din e as nuk don […]
Qeveria ka mbajtur një mbledhje me rastin e përkujtimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë mbledhje qeveritare mori pjesë edhe kandidati për President, Glauk Konjufca, njëkohësisht ministër i Punëve të Jashtme. Kurti, me Konjufcën krah tij, e cilësoi sakrificën e familjes Jashari si ngjarjen më të rëndësishme të historisë bashkëkohore të Kosovës. […]
Në komunën e Rahovecit janë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Pas zbulimit, mbetjet eshtërore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë dhe analizës së ADN-së, me qëllim të identifikimit të viktimës. “Rahovec 1998-1999. NN. Lidhur me rastin njësia kompetente policore […]
Sot shënohet 28-vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërsa, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se nga sakrifica sublime te liria, një histori që vazhdon të jetojë si betim, si frymëzim dhe si udhërrëfyes për brezat. “Nga sakrifica sublime te liria, një histori që vazhdon të jetojë si betim, si […]
Afati për zgjedhjen e presidentit të Kosovës përfundon sot, ndërsa skena politike mbetet e ndarë rreth emrit që do të marrë mbështetjen e nevojshme në Kuvend. Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar të mërkurën zyrtarisht emrin e Glauk Konjufca për president, duke e çuar procesin në një fazë vendimtare para skadimit të afatit kushtetues. Nga ana tjetër, […]
Një fenomen i rrallë është vënë re në bregdetin e Shëngjinit. Mediat shqiptare raportojnë se dje, deti u tërhoq prapa për disa kilometra, duke dalur në pah rëra Një fenomen i tillë shpjegohet me baticat dhe zbaticat e detit, që bëjnë që niveli i ujit të afrohet dhe largohet nga bregu. Më poshtë pamje pa […]
Sot mbushen 28 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari nga Prekazi, një nga ngjarjet më të më të lavdishme të historisë së re të Kosovës. Kjo datë shënon fillimin e Epopesë së UÇK-së, që përfaqëson sakrificën sublime për liri dhe dinjitet kombëtar, e cila në fund kulmoi me lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Më 5, […]
Sot fillon shënimi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërkaq manifestimet në nderim të luftës çlirimtare dhe familjes Jashari do të mbahen më 5,6 dhe 7 mars. Po ashtu, në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së, sot ora e parë mësimore në gjithë Kosovën do t’i kushtohet luftës çlirimtare të familjes Jashari. Epopeja […]
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në Sllatinë. Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, një cisternë ka përfunduar jashtë rrugës. Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar. Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes