Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: iliriana

Haradinaj: 5, 12 ose 19 prilli datat e mundshme për zgjedhje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me presidenten ka dhënë tri data të mundshme për zgjedhjet. “Janë opsion datat prej 5-12-19 prill, mund të ketë edhe datë tjetër”, ka thënë ai para mediave. Ai ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mospjesëmarrje në takim, ashtu si edhe adresimin e kësaj partie në  Gjykatën […]

Lexo më shumë

Abdixhiku: LDK e gatshme për zgjedhje kurdo që Presidentja e vlerëson

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas takimit me presidenten Vjosa Osmani tha se nuk është caktuar datë zyrtare për zgjedhjet, megjithatë deklaroi se LDK-ja është e gatshme. “Patëm diskutime zyrtare për datën e zgjedhjeve. Kurdo që Presidentja e vlerëson, në afatin kushtetues të rregullt brenda parashikimeve kushtetuese”, tha Abdixhiku.

Lexo më shumë

Hamza: Njëherë thanë se s’do të ketë emra nga VV, e propozuan një e pastaj e ndërruan, s’pati vullnet politik për stabilitet

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se kërkesa e partisë së tij për Lëvizjen Vetëvendosje për të arritur konsensus për zgjedhjen e Presidentit ka qenë e qartë nga fillimi që të ketë marrëveshje politike. Hamza tha se në bisedat që kanë pasë njëherë iu ishte thënë një emër, më pas ai ishte ndërruar dhe se […]

Lexo më shumë

“Osmani do të kërkojë zgjedhje në prill, kundërshtari i saj kryesor Kurti në verë kur është diaspora”

Ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, duke thënë se presidentja Vjosa Osmani do të synojë të caktojë datën e zgjedhjeve në prill, ndërsa kryeministri Albin Kurti gjatë verës kur ka më shumë diasporë. Ai e quajti Kurtin tashmë kundërshtarin kryesor të Osmanit pas përplasjeve që patën këta dy me […]

Lexo më shumë

Kushtetuesja për ankesën e VV’së: Erdhi me email, vendimi pasi të shqyrtohen pretendimet e palës parashtruese

Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar se ka pranuar përmes email’it ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka kërkuar të pezullojë afatet kushtetuese përkohësisht lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, pak minuta para afatit për emërimin e tij. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, mbrëmë tha se i ka kërkuar Kushtetueses “që të vendosë masë […]

Lexo më shumë

Fetahu: Fakt i pakontestueshëm që dështoi zgjedhja e Presidentit, dekreti i Osmanit plotësisht kushtetues

Avokati Faton Fetahu ka thënë se dekreti i presidentes Osmani për zgjedhje, është plotësisht kushtetues. Fetahu ka thënë se ka skaduar afati për zgjedhjen e presidentit. “Është fakt i pakontestueshëm se ka dështuar zgjedhja e Presidentit brenda afatit prej më së voni 30 ditëve para përfundimit të mandatit të Presidentes aktuale”. Po ashtu, sipas tij […]

Lexo më shumë