‘’Kriza për naftë’’, Policia kap në flagrancë dy persona duke vjedhur naftë
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona mbrëmjen e djeshme në Prishtinë. Kjo pasi që të njëjtit janë kapur duke vjedhur naftë. Si provë materiale janë sekuestruar një akumulator, një pajser. Nafta i është kthyer pronarit ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.