Arrestohen 5 persona nga aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria: Dyshohen për falsifikim dokumentesh
Pesë persona janë arrestuar ditën e sotme pas aksionit në Agjencinë Kadastrale të Kosovës. Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Prishtinë. Në njoftim shtohet se të arrestuar dyshohen se në bashkëkryerje, kanë kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i Detyrës apo Autoritetit Zyrtar’’, ‘’Falsifikimi i Dokumentit’’, dhe, ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’, përcjell Gazeta Express. […]