Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: iliriana

Në oborrin e kishës në Zogaj, u pagëzuan sot dhjetëra persona nga Vushtrria.

Pavarësisht ndalimit të ndërtimit të kishës në Zogaj, vazhdojnë pagëzimet e besimtarëve nga Vushtrria Edhe pse u ndalua ndërtimi i kishës në Zogaj, besimtarët nga Vushtrria kanë vazhduar me pagëzimet. Në fshatin Zogaj, të dielën, më 11 tetor, dhjetëra qytetarë nga Vushtrria u pagëzuan në një ceremoni fetare. Pagëzimi shënoi një moment të rëndësishëm për […]

Lexo më shumë

Evropianët mbështesin Zelenskyn pas vendimit të Trumpit, teksa Rusia e Ukraina këmbejnë sulme

Udhëheqësit evropianë e kanë ritheksuar mbështetjen e tyre për presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i lehtësuar kufizimet ndaj eksportit të naftës dizel të Rusisë, dhe thirrjes së tij për ndryshimin e udhëheqjes në Kiev. Deklaratat e tyre vijnë në një kohë kur Rusia dhe Ukraina po shkëmbejnë […]

Lexo më shumë

Vetaksident në rrugën Prishtinë-Gjilan

Një vetaksident ka ndodhur sot në rrethana ende të panjohura në rrugën Prishtinë-Gjilan. KosovaPress ka publikuar fotografi nga aksidenti, duke shkruar nuk raportohet për të lënduar, përveç dëmeve materiale. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e këtij vetaksidenti

Lexo më shumë

Itali, shqiptari ndjek ish-partneren deri në piceri – gruaja mbyllet në tualet dhe telefonon policinë

Sipas mediave italiane, efektivët mbërritën në lokal pas telefonatës së gruas dhe arrestuan në flagrancë shqiptarin, nën dyshimin për përndjekje. Nga verifikimet paraprake rezultoi se burri dyshohet se e kishte kërcënuar vazhdimisht ish-partneren përmes mesazheve dhe telefonatave, si dhe ishte përpjekur disa herë ta takonte në vendet që ajo frekuentonte. Kjo sjellje, sipas policisë, i […]

Lexo më shumë

Në disa rajone të Kosovës vërehen më shumë raste të kancerit të mushkërive

Obiliqi, Hani i Elezit dhe Mitrovica janë ndër zonat që janë veçuar në diskutimin me Onkolugun Ilir Kurtishi, për shpërndarjen e rasteve të kancerit në Kosovë, veçanërisht të kancerit të mushkërive. Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Dr. Ilir Kurtishi, në intervistën për emisionin “Shëndeti Sot”, të KosovaPress, ka folur për dallimet që vërehen […]

Lexo më shumë

“…Gruan e vrajta, edhe juve kam me ju vra”, gjykata: Nafija u qëllua në veturë, vëllai i saj pasi doli nga Pikapi – 1 muaj paraburgim Valon Ramushit

  Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit Valon Ramushi, i cili dyshohet për kryerjen e dy veprave penale, “vrasje e rëndë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Gjykata informon se “më datë 09.10.2026 […]

Lexo më shumë

Policia e Kosovës planifikon hapjen e radios së saj

Policia ka konfirmuar përmes një përgjigje me shkrim se po planifikon hapjen e një radioje. Në përgjigje, organet e rendit specifikojnë se janë konsultuar modele të ndryshme përfshirë edhe ajo e Radio KFOR-it. Po ashtu me hapjen e kësaj radioje synohet promovimi i punës së policisë. “Referuar kërkesës suaj ju informojmë se, Policia e Kosovës […]

Lexo më shumë

Shiroka-Pula merr urime nga Presidenti i Italisë dhe ai i Kroacisë, i ofrohet bashkëpunim në rrugën europiane të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula ka pranuar mesazhe urimi me rastin e marrjes së detyrës nga presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, dhe ai i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović. Presidenca njofton se në mesazhin e tij, presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, “ka shprehur dëshirën që bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve të marrë një […]

Lexo më shumë

Reagimet pas sulmit me 12 viktima në aeroportin e Riadit: OKB paralajmëron përshkallëzim, Arabia Saudite kërcënon me kundërpërgjigje

Një sulm i përgjakshëm ndaj aeroportit ndërkombëtar “King Khalid” në Riad të Arabisë Saudite ka shkaktuar 12 viktima dhe 309 të plagosur, duke rritur frikën për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme. Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili mbështet qeverinë e Jemenit të njohur ndërkombëtarisht, ka akuzuar rebelët […]

Lexo më shumë