Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: iliriana

Largohet uji nga rruga në magjistralen Ferizaj-Gjilan, lirohet qarkullimi për mjete

Pas pakësimit të reshjeve të shiut dhe ndërhyrjes së Shërbimeve Emergjente, është bërë e mundur largimi i ujit nga rruga në magjistralen Ferizaj-Gjilan, në fshatin Dardani. Sipas njoftimit të policisë, tashmë rruga është liruar plotësisht për qarkullimin e automjeteve dhe trafiku tashmë po zhvillohet normalisht në të dy drejtimet. “Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin […]

Lexo më shumë

Dalin rezultatet e intervistimit të pesë kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit

Paneli Vlerësues ka publikuar rezultatet e intervistimit të kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit. Rezultatet u publikuan pas zhvillimit të procesit të intervistimit sot (e mërkurë), raporton “Betimi për Drejtësi“. Rezultatet e intervistimit janë kështu: Zejnullah Gashi mori 91.6 pikë, Atdhe Dema 89.3 pikë, Naim Abazi 89 pikë, Rafet Halimi 87 pikë dhe Shqipdon Fazliu 86.5 […]

Lexo më shumë

Haradinaj pret delegacion amerikan në Gllogjan, dedikon medalje për Daniel Serwerin dhe Mario Marquezin

Ramush Haradinaj nga AAK-ja, ka bërë të ditur se në Gllogjan ka pritur një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së. Në delegacion ishin profesorët Daniel Serwer dhe Edward Joseph, si dhe Mario Marquez, Ramiz Tafilaj dhe shqiptaro-amerikanë të tjerë, dy […]

Lexo më shumë

Mashtrime në emër të KRU “Prishtina”, kompania u bën thirrje konsumatorëve për kujdes

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka paralajmëruar konsumatorët që të jenë të kujdesshëm ndaj mesazheve të dyshuara mashtruese që po dërgohen nga një numër i panjohur telefonik. Përmes një njoftimi publik, kompania ka bërë të ditur se mesazhet që vijnë nga numri +639605610623 nuk janë komunikime zyrtare të KRU “Prishtina” dhe nuk kanë asnjë lidhje […]

Lexo më shumë

“Londra po zien”, sekretari i OKB-së bën thirrje për veprime urgjente ndaj lëndëve djegëse fosile

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka paralajmëruar se bota po përballet me dy kriza të ndërlidhura – krizën klimatike dhe atë energjetike – duke fajësuar varësinë nga karburantet fosile për përkeqësimin e tyre. Në një fjalim gjatë Javës së Veprimit për Klimën në Londër, Guterres iu referua romanit të Charles Dickens […]

Lexo më shumë

Thellohet bashkëpunimi i Avokatëve të Popullit, Kosovë, Shqipëri e Maqedoni

Në një takim trepalësh të zhvilluar ndërmjet institucioneve të Avokatit të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, është theksuar nevoja për thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe krijimin e një partneriteti të qëndrueshëm në funksion të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Takimi u fokusua në shkëmbimin e përvojave institucionale, trajtimin e rasteve ndërkufitare […]

Lexo më shumë

Dita Olimpike, Osmani lavdëron sportistët: Flamuri i Kosovës të valojë krenar në skenat e botës

Ish-presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se Dita Olimpike përbën një mundësi të veçantë për të nderuar sportistët dhe punëtorët sportivë që me talentin, përkushtimin dhe sakrificën e tyre kanë nderuar Kosovën dhe kanë lartësuar flamurin e saj në arenën ndërkombëtare. Osmani, me rastin e kësaj dite, ka vlerësuar kontributin historik të sportistëve kosovarë, duke kujtuar […]

Lexo më shumë