Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: iliriana

Deklarohen të pafajshëm dy të akuzuarit për kultivimin e narkotikëve, njëri e pranon fajësinë për armëmbajtje pa leje

Në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të akuzuarit Millosh Maksimoviq dhe Sinisha Nedeljkoviq u deklaruan të pafajshëm për prodhimin e narkotikëve. Ndërkaq, Nedeljkoviq e pranoi fajësinë për armëmbajtje pa leje. Në këtë seancë po ashtu u dha fjala hyrëse nga palët në procedurë dhe u dëgjua dëshmitari Goran Sankoviq. Në seancën […]

Lexo më shumë

‘‘Sekuestrimi më i madh historik i valutës së huaj’’, Dogana e RMV konfiskon 500 mijë euro në pikën kufitare Tabanoc, detaje

Dogana e Maqedonisë së Veriut ka konfiskuar 500 mijë euro në pikën kufitare Tabanoc, raporton Anadolu. Drejtori i Doganës, Boban Nikollovski tha se është parandaluar një përpjekje për transferim të paligjshëm të parave të gatshme. Ai informoi se paratë janë gjetur në një bunker të ndërtuar posaçërisht në një minibus, të paketuara në qese. Komunikata: […]

Lexo më shumë

Hamza: Qeverisjen tonë e dorëzuam me Kosovën shtet të pavarur e institucione stabile – gjashtë vitet e fundit sollën regres

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës meritojnë rezultate konkrete, zhvillim dhe më shumë shpresë për të ardhmen e vendit. Përmes një postimi publik, Hamza ka theksuar se PDK e kishte dorëzuar qeverisjen me Kosovën shtet të pavarur, me autostrada moderne, institucione stabile dhe […]

Lexo më shumë

Kryeziu: Në kohën e PDK-së u ndërtuan autostrada, sot projektet kanë mbetur në gjysmë

Kandidati për deputet Qëndrim Kryeziu, nga radhët e PDK, ka kritikuar qeverisjen aktuale duke thënë se mungojnë rezultatet në terren dhe se shumë projekte rrugore kanë mbetur të papërfunduara. Ai tha se në kohën kur vendi udhëhiqej nga PDK janë realizuar projekte të mëdha infrastrukturore, përfshirë autostradat “Ibrahim Rugova” dhe “Arbën Xhaferi”. Video

Lexo më shumë

“8 orë pa ujë e ushqim”Bardhi: Dënoj trajtimin e 40 të rinjve shqiptarë nga policia maqedonase, heshtje skandaloze e Tiranës

Për më shumë se 8 orë, 40 studentë shqiptarë nga Tirana që udhëtonin për t’iu bashkuar protestës për gjuhën shqipe në Shkup, thonë se u përballën me presion, kontrolle të vazhdueshme dhe trajtim të papranueshëm nga autoritetet maqedonase. Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe Gazment Bardhi. Në një reagim në facebook, Bardhi ka dënuar trajtimin […]

Lexo më shumë

Mickoski i shqetësuar nga protestat e studentëve për gjuhën shqipe: Nuk dua t’i komentoj fyerjet dhe ndërhyrjet e jashtme

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se mbështet të drejtën për të protestuar, por vlerësoi se protesta në Shkup, e cila kërkoi që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe, shkeli ligjet dhe Kushtetutën. “Epo, shikoni, unë gjithmonë mbështes protestat, është një e drejtë demokratike të mbështesësh protestat. Dhe nuk kam asnjë dilemë këtu”, tha Mickoski. […]

Lexo më shumë

Milaim Zeka dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe gjobë për shmangie tatimi, duhet t’ia kompensojë ATK-së 81 mijë euro

Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim ka shpallur aktgjykim dënues ndaj ish-deputetit Milaim Zeka duke e dënuar me 1 vit burgim me kusht dhe 3 mijë euro gjobë lidhur me akuzën për shmangie nga tatimi. Po ashtu, në emër të kompensimit të dëmit, i njëjti obligohet t’ia kompensojë Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) shumën prej […]

Lexo më shumë

Drejtori i shkollës në Gjakovë dyshohet se ngacmoi të miturën, Prokuroria thotë se po ndërmarrin veprimet e nevojshme

Një rast tejet i rëndë ka ndodhur në fshatin Demjan të Komunës së Gjakovës, ku drejtori i shkollës fillore në këtë fshat dyshohet se i ka dërguar fotografi dhe video intime një të miturës. Gjatë bisedës me të në rrjetin social Snapchat, drejtori në fjalë kishte kërkuar edhe që të takohet me të, ndërsa shumicën […]

Lexo më shumë