Aktivistet kërkojnë ndëshkimin e përgjegjësve për vrasjen e Arlinda Zekajt, kundërshtojnë mbylljen e Komisionit
Aktivistet e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist kanë kërkuar ndëshkimin e të gjithë personave që, sipas tyre, nuk i kanë përmbushur përgjegjësitë e tyre në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Ato kanë zhvilluar një aksion para Kuvendit të Kosovës, derisa Komisioni Hetimor Parlamentar po interviston zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale në Pejë […]