Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: iliriana

Haziri: LDK-ja e voton me vota të plota një kandidat politik të saj për president

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se LDK-ja do ta votonte me vota të plota një kandidat politik të saj. “Sipas rregullës së brendshme dhe sipas praktikës, kryetari i LDK-së, sepse dy kryetarë të LDK-së kanë qenë presidentë, Lumir Abdixhiku, në një marrëveshje politike, do të dilte kandidat i LDK-së dhe […]

Lexo më shumë

Misetiq ndan fjalën e avokates së Thaçit: Prokuroria po kërkon dënimin e tij për biseda që s’patën ndikim real

Luka Misetic, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në ‘’X’’, ka ndarë përgjigjen e avokates së ish-presidentit, Sophie Menegon në gjykimin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Në postim Menegon citohet të ketë thënë mes tjerash se, ‘’Thaçi po gjykohet për zhvillimin e një bisede në Njësinë e Paraburgimit. Nuk […]

Lexo më shumë

IQMT intensifikon aksionin: Nga cigaret elektronike te kontrollet e rrepta në markete për duhanin

10 inspektime dhe 2 urdhëresa për eliminimin e parregullsive në Gjakovë dhe Pejë. Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka zgjeruar aksionin e inspektimeve për parandalimin e shitjes së produkteve të duhanit te të miturit dhe për luftimin e tregtimit të kundërligjshëm të tyre. Përveç kontrolleve për shitjen e cigareve elektronike te të miturit, […]

Lexo më shumë

Mbrojtja: Nuk ka prova që Thaçi ka ndërhyrë te dëshmitarët

 Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, mbrojtësja e Hashim Thaçit, avokatja Sophie Menegon kërkoi që ndaj klientit të saj të merret aktgjykim lirues Gjatë paraqitjes së argumenteve, avokatja e Thaçit, Sophie Menegon, ka kritikuar provat e paraqitura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar […]

Lexo më shumë

“Vendimi fajësues ndaj Thaçit do t’i rikthente pretendimet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës”

Profesoresha kroate dhe autorja, Nevenka Tromp ka deklaruar se vendimi përfundimtar ndaj krerëve të UÇK-së do të jetë tregues i rëndësishëm për kredibilitetin e Gjykatës Speciale. Në një intervistë për Gazetën Express, Tromp ka thënë se një vendim për fajësi do të mund të forconte pretendimet se Specialja është ndikuar nga politika dhe se është krijuar […]

Lexo më shumë

OVL e UÇK’së: Kërkesat për burgim nga ZPS s’e fshehin dështimin e një prokurorie të njëanshme

Në fjalën përfundimtare në çështjen kundër administrimit të drejtësisë, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) kërkoi që Hashim Thaçi të dënohet me 6 vjet burgim, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliut nga 3 vjet burigm, kurse Hajredin Kuçit me 9 muaj burgim. Ndaj kësaj kërkese të ZPS’së ka reaguar Organizata e Veteranëve të Luftës […]

Lexo më shumë

Ushtarët e Kosovës stërviten me forcat amerikane në Gjermani

Ushtria Amerikane në Evropë dhe Afrikë, ka njoftuar për një stërvitje të përbashkët që kanë realizuar me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në zonën stërvitore Hohenfels në Gjermani. Sipas njoftimit  gjatë stërvitjes “Saber Junction 26”, ushtarët e Kosovës kanë zhvilluar trajnim “forcë kundër forcës” me Batalionin e Parë të Regjimentit të 4-të të […]

Lexo më shumë

Përparim Rama themelon kompaninë komunale “Pastrimi”: LVV të na e japë votën nesër në Asamble

Kreu i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka vendosur për të themeluar kompaninë komunale “Pastrimi”. Rama ka thënë se Prishtina është rritur dhe nevojat janë shumëfishuar, prandaj sistemi aktual nuk po arrin t’iu përgjigjet nevojave. Ai ka ftuar që nesër në Asamblenë Komunale që edhe LVV të votojë për themelimin e kësaj kompanie komunale. […]

Lexo më shumë

Dogana me njoftim për udhëtarët në Aeroportin e Prishtinës: Mallrat mbi 430 euro duhet të deklarohen

Dogana e Kosovës u ka bërë thirrje udhëtarëve që hyjnë në vend përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës që të respektojnë procedurat doganore dhe të deklarojnë mallrat që tejkalojnë kufirin e lejuar. Puna e përditshme e zyrtarëve doganorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës përfshin informimin e udhëtarëve, kontrollin e bagazheve dhe zbatimin e procedurave doganore, me […]

Lexo më shumë