Qeveria në detyrë mbajti mbledhje elektronike, ja cilat vendime i miratoi
Qeveria në detyrë e Kosovës njoftoi se ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën miratoi dy vendime. – Ndarë 141,680 euro për realizimin e projekteve përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara; – Miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, për kursime dhe ndarje.