Presidentja Osmani pritet sot në audiencë nga Papa Leoni XIV në Selinë e Shenjtë
Sot, në orën 10:00, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet me Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik, njofton Presidenca. Presidentja do të zhvillojë takim edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin. “Gjatë vizitës në Vatikan, Presidentja Osmani do të vizitojë edhe Bazilikën e Shën Pjetrit”, thuhet në njoftimin e Presidencës. […]