Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: emine

Moti sot, me diell dhe vranët

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 6°C, ndërsa maksimalet nga 20 deri në 23°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s.

Lexo më shumë

KRU “Prishtina” shkyç 8 restorante dhe lokale nga rrjeti për shkak të borxheve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se vetëm sot janë realizuar tetë shkyçje të restoranteve dhe lokaleve të ndryshme në rrugën “Ylfete Humolli”, në Hajvali dhe Veternik. Sipas KRU “Prishtina”, aksioni do të vazhdojë. “KRU ‘Prishtina’ ka intensifikuar aksionet në terren gjatë tërë javës, me fokus shkyçjen nga rrjeti të konsumatorëve me […]

Lexo më shumë

Përkeqësohet punësimi për të rinjtë në Shqipëri, u regjistruan si të papunë 4.3% më shumë në një vit

Të dhënat nga Anketa e Forcave të punës raportuan se papunësia tek të grup-mosha 15-29 vjeç pësoi rritje vjetore me 16% në tremujorin e dytë të vitit, teksa të dhënat administrative treguan se 16,537 të rinj u regjistruan si të papunë në zyrat e punësimit me rritje vjetore 4.3%. Pas një përmirësimi të përkohshëm në […]

Lexo më shumë

Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit shqiptarë paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%

Pas ndërprerjeve të importeve nga Brazili, përpunuesit e mishit paralajmërojnë se prej muajit nëntor në tregun vendas pritet që çmimet e mishit të freskët të viçit, të pulës dhe nënprodukteve rriten nga 12 deri në 40%. Prej 3 shtatorit 2026, Shqipëria nuk lejon më importin e mishit të gjedhit dhe mishit të shpendëve nga Brazili, […]

Lexo më shumë

PDK mban konferencë për media

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë sot një konferencë për media. Sipas njoftimit të kësaj partie, konferenca do të mbahet në selinë qendrore të PDK-së, duke filluar nga ora 11:00. PDK-ja nuk ka bërë të ditur se cila do të jetë tema e konferencës apo çështjet që do të trajtohen para mediave. Njoftimi […]

Lexo më shumë

Bajrami: S’e di a janë takuar Abdixhiku dhe Kurti, nëse ka kandidat të LDK-së për President, e votoj

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se nuk ka informacione nëse kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku është takuar me kryeministrin, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për çështjen e Presidentit. Bajrami tha “nuk e di për besë” kur u pyet nëse do të ketë takime në ditët në vijim […]

Lexo më shumë