Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: emine

Kërkohet përgjegjësi për devijimet dhe reduktimet, por edhe kompensim për konsumatorë

Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) i është kërkuar të enjten që të ndërmarrë hetim për t’i identifikuar përgjegjësit për kthimin e reduktimeve të energjisë elektrike të një dite më parë. Ani se situata energjetike është stabilizuar, pas kthimit në funksion të blloqeve të termocentraleve të Korporatës Energjetike (KEK), në Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP) […]

Lexo më shumë

Haradinaj viziton Thaçin e Veselin në Hagë: I pashë të motivuar dhe optimistë për aktgjykim lirues

Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka vizituar në Hagë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, të cilët po mbahen në paraburgim për mbi pesë vjet. Haradinaj tha se i kishte gjetur ata në gjendje të mirë shpirtërore dhe mendore, pavarësisht kohës së gjatë pa u takuar. Ai shtoi se Thaçi dhe Veseli […]

Lexo më shumë

Anëtarja e PSD-së thotë se asnjë kandidat për president i propozuar nga LVV nuk duhet të votohet

Anëtarja e PSD-së, Teutë Rrusta ka thënë se asnjë kandidat për president i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje nuk duhet të mbështet nga paritë opozitare. Ajo ka thënë se secili kandidat që propozohet nga LVV do t’i shërbejë kësaj partie. “Asnjë kandidat që propozon Lëvizja Vetëvendosje nuk duhet me u mbështetë. Çdo kush që propozohet nga […]

Lexo më shumë

Digjet një shtëpi në Vushtrri, vdes një 80-vjeçare

Një shtëpi në fshatin Gracë të Vushtrrisë është djegur, ku si pasojë ka vdekur një 80-vjeçare. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, duke bërë me dije se po hetohet si “vdekje e dyshimtë”. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. […]

Lexo më shumë

“Ka qenë e vështirë… por nuk duhet të ndalemi”, prokurori Morina për aktakuzën për Reçakun

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 21 personave për Masakrën e Reçakut, ku më 15 janar 1999 u vranë 45 civilë shqiptarë, për veprën penale “krim lufte kundër popullatës civile”. Aktakuza përfshin pjesëtarë të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, Brigadës “243 të Mekanizuar”, Armatës së III-të të Korpusit të Prishtinës, si dhe të Ministrisë së […]

Lexo më shumë

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj S.R., i cili u arrestua një ditë më parë nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe të Policisë së Kosovës më 2023. Gjykata tha se vendimi për paraburgim ishte masë adekuate për shkak […]

Lexo më shumë

Rinumërohen 216 vendvotime nga 914 gjithsej

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen. Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani janë rinumëruar 216 nga 914 vendvotime, të cilat u takojnë komunave të ndryshme, […]

Lexo më shumë

Vizita e Sorensenit, a do të ketë progres në dialog gjatë vitit 2026?

Dy ditë pas vizitës së emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, në Kosovë, njohës të këtij procesi shprehin këndvështrime të ndryshme për progresin në dialog dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve gjatë vitit 2026. Qëndrimi i Sorensenit të mërkurën në Kosovë, sipas politologut Artan Muhaxhiri, është i rëndësishëm sepse e tregon […]

Lexo më shumë