Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: emine

Shenoll Muharremi ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për, siç e ka quajtur ai, një “krim të dyfishtë” ndaj qytetarëve dhe ekonomisë së vendit

Në një reagim publik, Muharremi thekson se mosndërhyrja e qeverisë për të frenuar rritjen e çmimeve të naftës, e cila sipas tij ka arritur deri në 2 euro për litër, përbën një skemë mashtrimi dhe përfitimi në kurriz të qytetarëve. “Qeveria aktuale, përkundër kërkesave të shumta, po refuzon të ndërmarrë masa për situatën e jashtëzakonshme […]

Lexo më shumë

PDK mbështetë protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Partia Demokratike e Kosovës solidarizohet me kërkesat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë protestuar sot për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në proceset arsimore dhe profesionale, përkatësisht për provimin e jurisprudencës. E drejta për arsimim dhe vlerësim në gjuhën amtare është e garantuar me kornizën ligjore dhe kushtetuese të […]

Lexo më shumë

Komandanti i KFOR-it takon gjeneralin grek, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Oezkan Ulutash, ka pritur në takim gjeneralin grek, Alexandros Koufopoulos, me të cilin kanë diskutar për situatën e sigurisë në rajon. Në njoftimin e lëshuar nga KFOR-i thuhet se gjeneralmajori Ulutash krahas përkushtimit për të garantuar një ambient të sigurt për qytetarët, ka shprehur mirënjohje për kontributin […]

Lexo më shumë

OVL mbështet protestën në RMV: Gjuha jonë vazhdon të përballet me status dytësor në territore historikisht shqiptare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka shprehur mbështetje të plotë për studentët shqiptarë që po protestojnë në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar çështjen e përdorimit të gjuhës amtare si një të drejtë të panegociueshme. Në reagimin e saj, OVL UÇK thekson se moszbatimi i garancive ligjore për […]

Lexo më shumë

BDI pas protestës: Politikë e organizuar për dobësimin e gjuhës shqipe në institucione

Nënkryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka reaguar pas protestës së studentëve shqiptarë në Shkup me kërkesën që të mbajnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Osmani akuzoi për një politikë të qëllimshme dhe të organizuar për dobësimin e përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore. Ai në rrjete sociale risolli në vëmendje […]

Lexo më shumë

Kasolli: Duke mos e emëruar anëtarin e ri në KQZ, Vjosa Osmani i bëri favor Vetëvendosjes

Analisti Afrim Kasolli ka komentuar zhvillimet e fundit institucionale në Kosova, duke vlerësuar se presidentja Vjosa Osmani nuk po tregohet kundërshtare e fortë ndaj Lëvizja Vetëvendosje. Në emisionin ARB Debat në TV Arbëria, Kasolli deklaroi se me veprimet e fundit, Osmani i ka dhënë një avantazh këtij subjekti politik. “Me veprimet e fundit dëshmoi Vjosa […]

Lexo më shumë