Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: emine

Sadiku-VV’së: Po jepni të dhëna të mjaftueshme për t’iu cilësuar anti-amerikan, por s’po mund t’iu them

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, në Kuvendin e Kosovës ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje që s’po e sjellin për ta ratifikuar në Kuvend marrëveshjen për Bordin e Paqes. Sadiku ka thënë se partia në pushtet vetëm për këtë Ligj nuk po ngutet. Ai ka shtuar se nuk po mund t’i kualifikojë LVV-në si anti-amerikanë, megjithatë thekson […]

Lexo më shumë

Kurti pas Londrës për tri ditë të tjera në Spanjë, Çitaku: Kthehu kryej punët e shtëpisë, s’është hajri yt në diplomaci

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për herë të dytë jashtë vendit brenda pak ditësh. Çitaku ka thënë se Kurti pas Londrës, tashmë do të kalojë edhe tri ditë të tjera në Spanjë, pa bërë asnjë përpjekje për të zgjidhur problemin për zgjedhjen e presidentit. “Pas tri ditësh […]

Lexo më shumë

KDI: Konfiskimi civil i pasurisë së pajustifikueshme forcon luftën kundër korrupsionit

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka vlerësuar miratimin në parim të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm në forcimin e mekanizmave kundër korrupsionit në vend. Në komunikatën e KDI-së theksohet rëndësia e këtij zhvillimi në kontekstin e kufizimeve të deritanishme […]

Lexo më shumë

Miratohet dërgimi i FSK-së në Gaza

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë miratuar dërgimin e trupave të Forca e Sigurisë së Kosovës në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese. Vendimi u mor me 89 vota për, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, duke i dhënë dritë jeshile misionit jashtë vendit. Sipas vendimit parlamentar, forcat e Kosovës do […]

Lexo më shumë

Qëndrim Kryeziu: Qeveria Kurti ka mashtruar qytetarët me çmimet e naftës

Qëndrim Kryeziu ka reaguar ashpër ndaj qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, duke e cilësuar politikën e çmimeve të naftës si “mashtrimin më të madh” ndaj qytetarëve. Sipas Kryeziut, në kohën kur qytetarët e zakonshëm – përfshirë punëtorët, bujqit, arsimtarët dhe pensionistët – janë detyruar të paguajnë deri në 2 euro për litër naftë, institucionet […]

Lexo më shumë

Krasniqi: Kurti është duke nxitur përçarje mes Abdixhikut e Osmanit, në fund nuk ia jep presidentin asnjërit

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus tha se kryeministri Albin Kurti është duke nxitur përçarje mes Lumir Abdixhikut e Vjosa Osmanit, por sipas tij, “asnjërit nuk ia jep presidentin”. Sipas Krasniqit, në çështjen për presidentin, Kurti “është duke luajtur edhe me LDK-në me z.Abdixhiku”. “Ka shumë paqartësi, gjithçka ndodh në mjegullim… Konjufca tha se rrugët tona […]

Lexo më shumë

Këto lagje në Prishtinës nesër mbesin për 7 orë pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të punimeve që do të realizohen në rrjetin e ujësjellësit, disa zona do të mbesin pa ujë nga ora 09:00 deri në orën 16:00. Sipas njoftimit, do të preken pjesërisht Hajvalia, Veterniku, lagjet “Nic”, “Qershira”, “Qëndresa” dhe “Priam”, si dhe Miradia e Epërme. Punimet do […]

Lexo më shumë