Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: emine

Kurti për strategjinë e Hagës: Së pari ideja e vizioni, pastaj kostoja

Deputetja e PDK’së, Ariana Musliu-Shoshi, ka pyetur kryeministrin Albin Kurti për strategjinë që do të ndiqet për mbrojtjen në Apel të katër ish-krerëve të UÇK’së në Hagë. Ajo pyeti nëse Qeveria ka ndarë buxhet të veçantë për zbatimin e kësaj strategjie dhe për planin e angazhimit të ekspertëve ndërkombëtarë, si dhe masat konkrete në mbështetje […]

Lexo më shumë

Presidentja mban takimin e parë koordinues me Kurtin, Konjufcën e Haxhiun, detaje

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka mbajtur sot takimin e parë koordinues me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin, njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Glauk Konjufca. Siç bëhet e ditur përmes komunikatës për media, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, situatën aktuale […]

Lexo më shumë

Haradinaj: Marre që kemi dilema për themelin e UÇK-së, po rrezikojmë sigurinë kombëtare

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj tha se siguria kombëtare rrezikohet kur nuk mbrohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Haradinaj tha në seancën plenare të Kuvendit se nëse dështojmë ta mbrojmë UÇK-në, rrezikojmë sigurinë tonë kombëtare. “Siguria jonë kombëtare rrezikohet kur ne nuk e mbrojmë vlerën tonë, që është […]

Lexo më shumë

Nagavci: Deklaratat e Daçiqit s’janë vetëm elektorale, por sovranitetin s’na e prekin dot, do të humbin

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka përmendur prezencën e Milan Radoiçiqit në tubimet zgjedhore në mbështetje të ish-presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe deklaratat e ish-kryediplomatit serb, Ivica Daçiq se “në një moment flamuri serb do të valojë mbi Prizren”. Nagavci tha në seancën plenare të Kuvendit se “Radoiçiqi e ka pranuar […]

Lexo më shumë

Hamza për Ligjin për Specialen: Ndërhyrjet e presioni ndaj ushtrimit të mandatit të Kuvendit, të papranueshme

Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, nga foltorja e Kuvendit tha se ky institucion  e kanë të drejtën e plotë të hartojnë e miratojnë çfarëdo ligji që e konsiderojnë të rëndësishëm për të mbrojtur luftën çlirimtare. Ai tha se miratimi i ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara u bë për garantimin e drejtësisë, ndërsa tha […]

Lexo më shumë

Haradinaj thotë se një bashkëpunëtor i Serbisë u takua në Dubai: “E di që AKI-ja po e ndjek”

Daut Haradinaj nga Aleanca ka bërë pretendime për një person që, sipas tij, po bashkëpunon me Serbinë dhe ka zhvilluar takim në Dubai. Në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, Haradinaj ka deklaruar se ka informacione për personin dhe se ata po ndiqet nga institucionet e sigurisë. “Serbia ka shumë zagarë poshtë e nalt. Ka sekserë. […]

Lexo më shumë

51 policë të lënduar në Shqipëri, Drejtori i Policisë i viziton në spital

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, vizitoi punonjësit e policisë të dëmtuar gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme Drejtori Hita u uroi punonjësve të dëmtuar shërim të shpejtë, i falënderoi për profesionalizmin, përgjegjësinë dhe përmbajtjen e treguar përballë sulmeve të pandërprera, si dhe i siguroi për mbështetjen e plotë të tij […]

Lexo më shumë