Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: emine

Jakaj: Formimi i Qeverisë u zhvillua pa transparencë, opozita me aktivitet minimal në seancën për votimin e Qeverisë

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar se procesi i formimit të Qeverisë në Legjislaturën e X-të është karakterizuar nga mungesa e theksuar e transparencës dhe debati i kufizuar parlamentar. Hulumtuesi i lartë i IKD-së, Naim Jakaj, tha se deputetët dhe opinioni publik nuk kishin informacion paraprak për përbërjen e kabinetit qeveritar dhe për […]

Lexo më shumë

Mustafa i PDK’së: VV ka pasur synimin përgatitje për zgjedhje, u dhanë premtimet e njëjta

Arben Mustafa, ish-deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në konferencën e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se nga fillimi i Legjislaturës së X-të, shumica parlamentare e ka pasur synim përgatitjet për zgjedhje të reja sesa që ka pasur një agjendë serioze legjislative apo qeverisëse. “I kishim të njëjtat premtime që […]

Lexo më shumë

Policia realizon 195 urdhëresa të gjykatës në rajonin e Prishtinës- sekuestron 6 armë, disa persona dërgohen në burg

Policia e Kosovës, ka njoftuar për aktivitetet e zyrtarëve policorë të rajonit të Prishtinës, duke bërë të ditur se, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar  195 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 46 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca  e verifikime. Nga policia është […]

Lexo më shumë

Dogana kap 27 fustane e 2 vello të padeklaruara në një autobus të linjës Turqi-Prishtinë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka kapur fustane të padeklaruara në një autobus të linjës Turqi-Prishtinë në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit. “Gjatë kontrollit të kryer sipas procedurave zyrtare, zyrtarët doganorë kanë gjetur një hapësirë të fshehur brenda autobusit, ku është zbuluar mall i padeklaruar: 27 fustane solemnë dhe 2 fustane […]

Lexo më shumë

Serwer për Specialen: Gjykatë që i kushton ndërkombëtarëve miliona euro, nuk ka arritur të ofrojë drejtësi

Profesori amerikan, Daniel Serwer, ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale me seli në Hagë. Serwer ka theksuar raportin e ekspertëve britanikë, të cilët kanë evidentuar një numër të madh shkeljesh e problemesh në punën e Gjykatës Speciale. Serwer ka theksuar dështimin për lirim nga paraburgimi, pranueshmërinë e provave e barazinë e armëve. Ai ka thënë se […]

Lexo më shumë

Lista e kritereve, Elezi: Kandidatët për deputetë do t’i nënshtrohen verifikimit institucional

Derisa afati për 27 subjektet politike për dorëzimin e listave të kandidatëve do të mbyllet të martën, në mesnatë, KQZ ka paralajmëruar se të gjithë kandidatët që synojnë të garojnë në zgjedhjet e 7 qershorit për Kuvendin e Kosovës, do t’i nënshktrohen procesit të verifikimit institucional. Përmes këtij procesi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të […]

Lexo më shumë

Dallaveret me patent shoferë – Ngritet aktakuzë ndaj 12 të dyshuarve për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A.Sh, T.Sh, R.S, M.S, L.G, N.D, B.K, D.T, B.B, M.D, M.I, dhe F.B për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoriteti zyrtar”, “Manipulimi me prova”, […]

Lexo më shumë