Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: emine

Bashkim Jashari takon komandantin e ri të KFOR-it, diskutojnë ruajtjen e paqes në Kosovë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim mirëseardhës komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, me rastin e marrjes së detyrës. Gjatë takimit, FSK-ja tha se u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it, koordinimin institucional dhe rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm për ruajtjen e paqes, […]

Lexo më shumë

Kursantët e FSK-së zhvillojnë vizitë studimore në Shqipëri

Kursantët e Kursit të Rreshter Majorëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerata 04/2027, kanë realizuar një vizitë studimore në Republikën e Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Shkollës së Nënoficerëve (SHNO) dhe Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) të FSK-së, si dhe Qendrës së Arsimimit Profesional të Nënoficerëve (QAPN) të Forcave të […]

Lexo më shumë

Policia e Shqipërisë: Kërcënime terroriste nga një email i një institucioni arsimor saudit

Policia e Shqipërisë tha se ka evidentuar një mesazh me kërcënime “për vendosjen e lëndëve shpërthyese dhe kryerjen e akteve terroriste”. Sipas Policisë, mesazhi është dërguar nga një adresë elektronike e një institucioni arsimor në Arabinë Saudite. “Policia e Shtetit informon se ditën e sotme është evidentuar një mesazh elektronik (email), i dërguar në disa […]

Lexo më shumë

Albulena Haxhiu kërkon auditimin e Kuvendit të Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka kërkuar nga Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, përfshirjen e Kuvendit të Kosovës në programin e auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Në kërkesën e drejtuar Spancës, Haxhiu ka kërkuar që auditimi i Kuvendit të Kosovës të përfshijë fushën e prokurimit, mirëmbajtjes dhe teknologjisë së informacionit. “Duke e […]

Lexo më shumë

Ymeri kritikon Mujën për heqjen e subvencionimit të grurit: Vendimi u mor pas korrjeve

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka kritikuar vendimin e ministrit të Bujqësisë, Armend Muja, për heqjen e subvencionimit për rendimentet e grurit deri në 3,499 kilogramë për hektar, duke e cilësuar atë në dëm të fermerëve. Sipas Ymerit, vendimi është marrë më 2 tetor 2026, pas aplikimit për Pagesa Direkte dhe pas përfundimit të korrjeve. […]

Lexo më shumë

Nis mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, mbahet me dyer të mbyllura

Ka nisur mbledhja e Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) Mbledhja është hapur nga kryetari i Komisionit, Bekë Berisha, ndërsa punimet po zhvillohen me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave. Në rend të ditës është shqyrtimi dhe miratimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore […]

Lexo më shumë

Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj sërish deklarohen të pafajshëm për korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Faruk Mujka- kryeshef ekzekutiv në Ndërmarrjen Hidro-Ekonomike “Ibër-Lepenc” dhe Hysen Muzliukaj-  ish-drejtor për Gjeodezi në Mitrovicë, u deklaruan sërish të pafajshëm lidhur me akuzat për korrupsion. Sipas aktakuzës, Mujka në cilësinë e nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës, ndërsa Muzliukaj në cilësinë e Drejtorit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në atë […]

Lexo më shumë