Sveçla pas arrestimit të gjermanit me 43 armë: Lufta kundër trafikimit të armëve vazhdon
Një shtetas gjerman është arrestuar në Kosovë, ndërsa Policia e Kosovës ka sekuestruar 43 armë të gjata automatike, në kuadër të një operacioni kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të armëve. Për operacionin ka dhënë detaje edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ai ka njoftuar se operacioni është realizuar nga Departamenti i Hetimeve […]