Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: emine

Behrami: Dyfytyrësia e BE-së, amniston kriminelët serbë dhe heronjve tanë ua mvesh krime të paqena

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar ashpër ndaj Bashkimit Evropian, duke e akuzuar për dyfytyrësi në raport me Serbinë dhe Kosovën. Behrami ka reaguar pas takimit të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, duke theksuar se takimi u zhvillua vetëm pak ditë pasi Vuçiqi dhe Serbia glorifikuan […]

Lexo më shumë

Ramadani: Sulmin në Banjskë e organizoi Serbia dhe e paralajmëroi atë, dy Aleksandrat janë përgjegjësit

‘Sulmin në Banjskë e organizoi Serbia dhe e paralajmëroi atë’. Kështu thotë deputeti i Aleancës, Burim Ramadani në një status në facebook, duke kutuar 3 vjetorin e sulmit terrorist ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Sipas tij, Serbia edhe e ka organizuar, financuar dhe trajnuar Grupin Paramilitar dy vite më parë, edhe në forma […]

Lexo më shumë

Konjufca pjesë e takimit informues të Bordit të Paqes për Gazën: Republika e Kosovës gati ta bëjë pjesën e saj

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova është ndër vendet që mbështesin Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën. Si pjesë e takimit informues të Bordit të Paqes për Gazën, Konjufca tha se edhe pse më shumë se një mijë kilometra e ndajnë Kosovën nga Gaza, përgjegjësia për paqen dhe sigurinë nuk […]

Lexo më shumë

Ambasada britanike kërkon që Beogradi t’i mbajë përgjegjës pa vonesa Radoiçiqin dhe tjerët për sulmin tragjik në Banjskë

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka përkujtuar policin e vrarë Afrim Bunjaku, në trevjetorin e sulmit në Banjskë, duke kërkuar që përgjegjësit për sulmin të përballen me drejtësinë. Përmes një deklarate, Ambasada britanike tha se kujton Bunjakun, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë sulmit të 24 shtatorit 2023. “Tre vjet […]

Lexo më shumë

Shahini: Kosova në krizë, kërkohet unitet politik për të shpëtuar ekonominë nga bllokadat dhe vendimi i Hagës

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, në një intervistë për Ekonomia Onlina ka bërë thirrje për krijimin e një uniteti politik në Kosovë, duke vlerësuar se bllokada institucionale, paqëndrueshmëria politike dhe vendimi i fundit i Gjykatës Speciale në Hagë po ndikojnë në ekonominë e vendit, investimet e huaja dhe imazhin ndërkombëtar të […]

Lexo më shumë

“Lavrov – qen besnik i Putinit”, Wilson: Ndaj kriminelit të luftës duhet të ushtrohet presion maksimal

Kongresisti amerikan Joe Wilson ka reaguar ndaj sulmeve të fundit ruse mbi Kievin, duke drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentit rus, Vladimir Putin. Wilson tha se Rusia bombardoi kryeqytetin ukrainas me raketa pikërisht në kohën kur anëtarë të Kongresit amerikan po takoheshin me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Sipas tij, në të njëjtën kohë, sekretari […]

Lexo më shumë

Vela e cilëson gjysmak vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Vela, e ka cilësuar si “gjysmak” vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka konstatuar se konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë “Kurti 4” nuk janë në kundërshtim me Kushtetutën. Vela ka thënë se ky vendim është vazhdimësi e logjikës së vendimeve të mëparshme të Kushtetueses. “Sa i përket frymës […]

Lexo më shumë

Demaku: S’pres vullnet nga LVV-ja për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fadil Demaku, ka deklaruar se nuk pret vullnet dhe gatishmëri nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe kryetari i saj, Albin Kurti, për ta përkrahur projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, i njohura si Gjykata Speciale në Hagë. Ky projektligj është proceduar në […]

Lexo më shumë