Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: E.I

Trump thotë se “diskutoi me fjalë mjaft të forta për Ukrainën” me liderët europianë

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ai “e diskutoi Ukrainën me fjalë mjaft të forta” në telefonatën e fundit me kryeministrin britanik Keir Starmer, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Friedrich Merz. Duke pasur parasysh gjuhën që ka përdorur SHBA-ja ndaj Evropës, udhëheqësve evropianë dhe Ukrainës ditët e fundit, nuk është e vështirë të […]

Lexo më shumë

Nis regjistrimi për votim të personave me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se ka filluar regjistrimi për votim të personave me nevoja të veçanta. “Nëse për shkak të aftësisë së kufizuar ose nevojave të veçanta nuk mund të votoni në vendvotimin tuaj, KQZ mundëson votimin në adresën tuaj përmes ekipeve mobile”, njofton KQZ. Afati për regjistrim: 11 – 21 dhjetor 2025 Përmes […]

Lexo më shumë

OVL-UÇK i përgjigjet Mickoskit: Protesta e 13 dhjetorit është paqësore, dramatizimi politik i panevojshëm

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i cili paralajmëroi formimin e një “shtabi krize” për protestën e 13 dhjetorit në Shkup. Në një deklaratë për media, OVL-UÇK theksoi se protesta është plotësisht paqësore, qytetare dhe demokratike. “Kjo është protestë në mbrojtje të […]

Lexo më shumë

Izmir Zeqiri pas dorëzimit të detyrës në Zubin Potok: Kryetari i ri i lëvizi simbolet e Republikës brenda zyrës

Ish-kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka komentuar situatën në komunë pas betimit të kryetarëve të rinj në veri të Kosovës, përfshirë edhe kryetarin e ri të Zubin Potokut, Milos Pereviq nga Lista Serbe. Zeqiri tha se pranim-dorëzimi është zhvilluar në dy takime të ndara, një në orët e paradites dhe një pasdite. “Dje kishim […]

Lexo më shumë

Dimri i vetmisës së madhe që po e rrethon Kosovën

Shkruan: Demush Shabani Kosova po hyn në një dimër të vetmisës së madhe, ku institucionet duken të zbrazura, pushteti i ligjit i paralizuar dhe qytetarët të lënë vetëm përballë një përditshmërie të rënduar. Vitet e fundit me zgjedhje të shpeshta, me vendime të paqëndrueshme ligjore dhe me një qeverisje që ka dështuar të ndërtojë stabilitet […]

Lexo më shumë

Gjashtë shtetas të Kosovës të arrestuar nga Serbia dhe një i rrëmbyer më 2025

(Radio Evropa e Lirë) – Pikat kufitare të Kosovës me Serbinë janë shndërruar në çështje problematike për qytetarët e Republikës së Kosovës që i përdorin ato për transit. Gjatë këtij viti, MPJD-ja e Kosovës ka përsëritur disa herë thirrjen që shtetasit kosovarë të shmangin udhëtimin përmes territorit të Serbisë, duke vlerësuar se “Serbia nuk është më […]

Lexo më shumë

Një e mitur raporton se u abuzua seksualisht në Fushë Kosovë

Një e mitur dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një person në Fushë Kosovë. Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje “Viktima e mitur femër kosovare ka raportuar se ishte abuzuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim […]

Lexo më shumë