Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: E.I

AAK abstenoi për Hekuran Muratin, Limaj i thumbon: Mirë është puna kur shtohet numri i abstenuesve

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka deklaruar se është normale që një kryetar Kuvendi, i cili ka shumicën, të trajtohet me respekt dhe seriozitet, ashtu siç ka qenë gjithmonë. Ai theksoi se kjo duhet të ndodhë edhe disa ditë përpara votimit. Limaj gjithashtu përmendi se shtimi i numrit të abstenuesve është një zhvillim pozitiv për […]

Lexo më shumë

Kurti ‘zbulon’ ujin e nxehtë: Kë e propozojmë të dielën, e merrni vesh të dielën

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është deklaruar shkurt për media, pasi që është pyetur nga gazetarët se kë do ta propozojnë për kryetar të kuvendit në seancën e së dielës. Kurti duke qeshur tha ‘’ e merrni vesh të dielën’’. Ndryshe gjatë seancave që janë zhvilluar këto dy ditë pas aktgjykimit të Kushtetueses, VV-ja […]

Lexo më shumë

Çitaku: VV po saboton me qëllim ndërtimin e institucioneve, synon të delegjitimojë demokracinë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar Vetëvendosjen duke thënë se kjo e fundit po saboton me qëllim ndërtimin e institucioneve të vendit. Çitaku ka vlerësuar edhe se VV po tallet me qytetarët e Kosovës. Tutje, deputetja e PDK-së ka deklaruar edhe se Vetëvendosja, po synon që të delegjitimojë institucionet dhe vetë […]

Lexo më shumë

Xhaferi i LDK-së: Asnjëherë s’kam votuar kundër me më shumë kënaqësi sesa sot

Krenar Xhaferi,  deputet i LDK-së ka thënë se asnjëherë s’ka votuar kundër me më shumë kënaqësi sesa sot, kur votoi kundër emrit të Hekuran Muratit për kryeparlamentar. Xhaferi ka thënë se Murati ka bllokuar me qëllim buxhetin e Prishtinës ndër vite, penguar ekonominë e vendit dhe i ka fryrë përçarjes politike. “Njerëzit me qasje të […]

Lexo më shumë

AAK dhe Nisma abstenuan për Hekuran Muratin

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ishte i propozuari i radhës nga ana e Vetëvendosjes për postin e kryetarit të Kuvendit. Përderisa ai mblodhi vetëm 57 vota, nga radhët paraprake të dy kandidateve për këtë post, Albulena Haxhiut dhe Donika Gërvallës, kësaj here pati më shumë abstenime. Ishin deputetët e AAK-së dhe të Nismas, […]

Lexo më shumë

Krasniqi: VV i ka 35 kandidatë që po të propozoheshin do të konstituohej Kuvendi, e sollën një që s’i merr votat

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se propozimi i Hekuran Muratit për kryeparlamentar ishte dëshmi që Lëvizja Vetëvendosje s’e ka vullnetin për të formuar institucionet. “Ata e sollën edhe njëherë një kandidat që e dinin saktë që nuk i merr votat sepse e kemi bërë të qartë që PDK s’e voton asnjë anëtar të ish-kabinetit […]

Lexo më shumë

Vetëm 57 vota për / As Hekuran Murati nuk arrin të zgjidhet kryeparlamentar, Kuvendi vazhdon të dielën

Kandidati i koalicionit VV-GUXO-Alternativa për kryeparlamentar, Hekuran Murati nuk i ka marrë votat e nevojshme që të zgjidhet në këtë post. Për të kanë votuar 57 deputetë pro, 52 kundër kurse kanë abstenuar 6 deputetë. Kryesuesi i seancës i ka përmbyllur punimet për ditën e sotme, teksa ajo do të vazhdojë pas dy ditësh.

Lexo më shumë