Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: E.I

Rama takohet me ministrin arab në Nju Jork, diskutohet ndërtimi i linjës nënujore të energjisë me Italinë

Kryeministri Rama është takuar në Nju Jork me Sultan Ahmed Al Jaber, ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe. Kryeministri ka ndarë një foto në Facebook nga biseda, ndërsa bashkëngjitur shkruan se është diskutuar për dy projektet e përbashkëta që po realizohen, shkruan A2 CNN. “Me mikun e çmuar Sultan […]

Lexo më shumë

Çka po ndodh me logon e re të Kuvendit të Kosovës

Logo e re e Kuvendit të Kosovës, e miratuar më 20.09.2024, është hequr nga përdorimi me vendim të Kryesisë së Kuvendit. Kallxo ka mësuar nga burime brenda Kuvendit se më 23.09.2024, në mbledhje të Kryesisë është vendosur që të shtyhet përdorimi i logos së re deri në një njoftim tjetër. Sipas burimeve, ky vendim është […]

Lexo më shumë

Elshani: Përderisa grupi i Banjskës është në liri, ekziston rreziku për ndonjë sulm të ngjashëm

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka deklaruar se përderisa grupi i Banjskës është në liri ekziston rreziku për ndonjë sulm të ngjashëm. Megjithatë, Elshani, ka siguruar se në rast të përsëritjes Policia e Kosovës është e përgatitur për reagim dhe ka numër te mjaftueshëm të pjesëtarëve policorë. “Po derisa ky grup […]

Lexo më shumë

Sot mot me diell dhe vranësira, pritet të ketë edhe reshje shiu

Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku lokalisht pritet të ketë reshje të izoluara shiu, të cilat mund të paraqiten edhe në formë të rrebesheve afatshkurtër, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike. Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, […]

Lexo më shumë

Osmani takohet me ndihmës sekretaren amerikane, ia shpreh shqetësimet për të drejtat e shqiptarëve në Luginë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të martë është takuar në New York me ndihmës sekretaren amerikane, Dafna H. Rand. Osmani bëri të ditur se me të kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe për të drejtat e njeriut. “Takim produktiv në Neë York me Ndihmës Sekretaren amerikane, Dr. Dafna H. Rand. Diskutuam për thellimin […]

Lexo më shumë

“Putini do të vazhdojë të na shkatërrojë”, Zelensky pyetet se çfarë do të ndodhë nëse s’i lejohet përdorimi i raketave me rreze të gjatë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, u është lutur aleatëve për muaj të tërë që të lejojnë Ukrainën të lëshojë raketa perëndimore, duke përfshirë ato me rreze të gjatë të SHBA-së dhe British Storm Shadows në Rusi për të kufizuar aftësinë e Moskës për të nisur sulme. Ai pritet t’i përsërisë këto lutje gjatë vizitës së […]

Lexo më shumë

Djali i Trumpit në darkë me biznesmenë në Beograd

Donald Trump Jr., djali i kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka organizuar një darkë pune me biznesmenë nga Serbia më 23 shtator në Beograd. Sllavko Cariq, ish-kryetari i bordit ekzekutiv të Erste Bank, konfirmoi se ka marrë pjesë në darkë, ku, sipas tij, temë ishin “investimet dhe atraktiviteti i mjedisit […]

Lexo më shumë