Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: E.I

Forumi i Sigurisë në Varshavë, Kurti: Theksova rrezikun që paraqet Rusia dhe Serbia për rajonin edhe kontinentin evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook për vizitën në Poloni, pas asaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kurti ka treguar për takimet që ka pasur në Forujmin e Sigurisë në Varshavë. Ai po ashtu ka thënë se ka pasur fjalim mbi temën “Fokusi në Ballkanin Perëndimor: Ndërlidhja mes Gjeopolitikës dhe Integrimit […]

Lexo më shumë

“Njeri me dy palë mend n’kry nuk ju beson këtyre deputetëve që u larguan në fund të mandatit”, Mirena për ata që e braktisën VV’në

Gazetari Ilir Mirena ka folur për largimin e dy deputetëve të VV’së nga kjo parti, Eman Rrahmanit dhe Visar Korenicës. Mirena në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se ky veprim i tyre ka ardhur vetëm për interesa personale, që ta sigurojnë edhe një mandat. “Këtë lëvizje e pash thjesht si puro të interesave personale të […]

Lexo më shumë

Rama – Qeverisë: Mos na bllokoni, na lërni të punojmë, “Fshatin Olimpik” e ndërtojmë vetë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar Qeverinë për pengesat që, sipas tij, po krijohen në projektet kryesore të kryeqytetit, duke përfshirë edhe ndërtimin/zhvillimin e projektit të “Fshatit Olimpik”. Në “Debat Plus”, Rama theksoi se kryeqyteti nuk varet nga fondet e Qeverisë për zhvillimin e “Fshatit Olimpik”, por kërkoi që ekzekutivi të mos i bllokojë. […]

Lexo më shumë

“Qesharake sa investojnë” – Rama kritikon Qeverinë: Fondet po u rrinë badihava

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar qeverinë e Kosovës për mungesën e investimeve në infrastrukturë sportive, kulturore e rrugore. Në “Debat Plus,” Rama theksoi se fondet qëndrojnë të papërdorura prej katër vjetësh, dhe se Qeveria duhet t’i investojë ato në të gjitha qytetet e Kosovës, jo vetëm për ngjarje të mëdha si Lojërat Mesdhetare. […]

Lexo më shumë

Sulmi i Iranit me raketa kundër Izraelit, Këshilltari i Biden: Duket se sulmi është mposhtur, po e monitorojmë situatën

Këshilltari i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jake Sullivan, tha sonte se sulmi i Iranit ndaj Izraelit duket se ka përfunduar, megjithatë administrata e Biden-it po vazhdon të monitorojë një situatë “në zhvillim”. Sullivan gjatë një konferencë në Shtëpinë e Bardhë tha se administrata po ndjek raportimet për vdekjen e një civili palestinez në […]

Lexo më shumë

Vokshi për Lojërat Mesdhetare: Frymëzim kemi Barcelonën, u zhvillua nga Lojërat Olimpike

Prishtina është planifikuar të jetë qendra ballkanike e sportit deri në vitin 2030, duke u bërë organizatore e Lojërave Mesdhetare. Ky event madhor do të realizohet në një hapësirë prej 60 hektarësh në Bërnicë, ku pritet të ndërtohen infrastruktura të nevojshme sportive, administrative dhe afariste, si dhe akomodim për atletët dhe vizitorët. Armand Vokshi, një […]

Lexo më shumë

Rama: “Fshati Olimpik” i nevojshëm edhe pa Lojërat Mesdhetare

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se kryeqyteti ka pasur nevojë për një “Fshat Olimpik” edhe pa organizimin e Lojërave Mesdhetare, të cilat do të mbahen në vitin 2030. Në “Debat Plus”, Rama theksoi se puna për përgatitjet e LojëraveMesdhetare nuk është ndalur që nga momenti kur Prishtina u zgjodh nikoqire. “Nuk i kemi […]

Lexo më shumë

Kurti takohet me kongresistin amerikan Jason Crow, e falënderon për mbështetjen dhe e fton të vijë në Kosovë

Në margjina të Forumit të Varshavës për Siguri, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shoqëruar edhe nga Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u takua me kongresistin amerikan, Jason Crow. Në njoftimin e ZKM-së thuhet se Kurti e njohu kongresistin me vizitën më të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Javës […]

Lexo më shumë