Vetaksidentohet automjeti i KFOR’it amerikan në Veri, tre persona të lënduar
Një automjet i KFOR’it amerikan është vetaksidentuar sot në rrugën Mitrovicë- Leposaviq, më saktësisht në fshatin Sllatinë. Lajmin e konfirmoi Munish Avdiu nga Trafiku Rajonal në Mitrovicë të Veriut. Ai tha se aksidenti ka ndodhur në ora 14:30. “Tre persona kanë kërku ndihmë mjekësore”, tha ai.