Mot me diell dhe pjesërisht i vranët, minimalja minus 4 gradë Celsius
Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Në mëngjes parashihet të krijohet mjegull e radiacionit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës mes 9 – 12 gradë Celsius.