Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: E.I

Aktakuza e dytë – Caktohet seanca fillestare ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe dy të tjerëve

Seanca fillestare gjyqësore ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi dhe dy të tjerëve, Ymer Dragusha dhe Isuf Zejna është caktuar të mbahet më 28.01.2025. Këtë për KALLXO e ka konfirmuar zyra e gjyqtarit, Rrahman Beqiri. Prokuroria Speciale e Kosovës, më 30.12.2024 ka ngritur aktakuzë kundër Nagip Krasniqit, Ymer Dragushës dhe Isuf […]

Lexo më shumë

Miqësia politike e Vetëvendosjes me VLEN-in për “ditë të zeza”

Përgatiti: Afrim Kasolli Të gjithëve na kujtohet mbështetja politike e Qeverisë së Kosovës për koalicionin VLEN, gjatë zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni të Veriut që u mbajtën në vitin e kaluar. Thuajse krejt infrastruktura shtetërore e Kosovës, ishte vënë në dispozicion të atij koalicioni. Madje edhe pse ai doli humbës në taborin e shqiptarëve në raport […]

Lexo më shumë

Trump zotohet përsëri se do t’i japë fund luftës në Ukrainë

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë përsëri se do t’i bëjë Ukrainën dhe Rusinë t’i japin fund luftës gati trivjeçare. Ai gjithashtu theksoi se do t’i kërkojë talibanëve t’ia kthejnë SHBA-së pajisjet e saj ushtarake në vlerë miliarda dollarë, të cilat ishin lënë pas në Afganistan në vitin 2021. “Unë […]

Lexo më shumë

“Nga Bjeshkët e Rugovës dje në Malet e Sharrit sot”, Abdixhiku: Ringritja është e pandalshme

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka theksuar rëndësinë dhe nevojën për ringritje të pandalshme në Kosovë. Abdixhiku nënvizoi angazhimin ndërsa ka ftuar qytetarët të mbajnë një frymë pozitive dhe të çmojnë vlerat njerëzore. “Rrënjët janë të thella! Prandaj ringritja është e pandalshme! Nga Bjeshkët e Rugovës dje, në Malet e […]

Lexo më shumë

Këta janë tre inspektorët e ATK’së në Gjakovë që u arrestuan nga policia

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion, ku të përfunduar kanë mbetur tre inspektorë të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) në Gjakovë. Insajderi raporton se të arrestuarit janë: Afrim Gjoka, Dukagjin Nika dhe Elhami Qorkadiu, inspektorë të ATK’së. Të tre u arrestuan nën dyshimin për pranim ryshfeti. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit […]

Lexo më shumë

Ushtarë turq të KFOR-it trajnojnë snajperistë të FSK-së

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marrë trajnime për qitje me snajperë nga ushtarë turq në kuadër të KFOR-it, raportoi “Daily Sabah”. Trajnimi, siç u tha, ka të bëjë me përpimirësimin e kapaciteteve operacionale të FSK-së. Në deklaratën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) thuhet se trajnimi është kryer në bashkëpunim me […]

Lexo më shumë

Aktakuzë ndaj katër të pandehurve për shitblerje të narkotikëve në Prizren

Nën dyshimin se kanë bashkëpunuar në kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve M.M., N.U., S.S., dhe N.K. Sipas aktakuzës, të pandehurit M.M., N.U., S.S., dhe N.K., deri më datë 20.04.2024, pa autorizim posedojnë […]

Lexo më shumë