Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: E.I

Kosova e ndalon importin e mishit të pulës nga Brazili

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton opinionin se, duke filluar nga 20 maji 2025, ndalon përkohësisht importin e mishit të pulës dhe produkteve të tjera të shpendëve nga Brazili. Kjo masë është ndërmarrë si përgjigje ndaj shpërthimit të gripit të shpendëve (H5N1) në një fermë komerciale në shtetin Rio Grande të Brazilit, i konfirmuar më […]

Lexo më shumë

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci, për FrontOnline ka ngritur shqetësimin për pasojat që po i shkaktohen Kosovës në rrafshin diplomatik dhe institucional për shkak të moskonstituimit të Kuvendit dhe vonesave në funksionalizimin e institucioneve të reja paszgjedhore.Lladrovci ka theksuar se vonesat aktuale nuk po dëmtojnë vetëm funksionimin e brendshëm të shtetit, por edhe […]

Lexo më shumë

Britania, Franca dhe Kanadaja kërcënojnë Izraelin

Britania e Madhe, Franca dhe Kanadaja kanë bërë një thirrje të fortë ndaj Izraelit, duke i paralajmëruar se mund të ndërmarrin “veprime konkrete” nëse ai vazhdon “zgjerimin e egër” të operacioneve ushtarake në Gaza. Liderët e këtyre shteteve kërkuan menjëherë ndalimin e operacioneve ushtarake dhe lehtësimin e hyrjes së ndihmës humanitare për popullsinë palestineze. Në […]

Lexo më shumë

Gjermani: Dyshohet për plagosjen e tre personave, arrestohet kosovari

Tre persona, përfshirë një fëmijë, u plagosën në një sulm përpara një ndërtese banimi në Halle, në Saksoni-Anhalt. Sipas policisë, një burrë 29-vjeçar u plagos rëndë, ndërsa një tjetër 47-vjeçar dhe një vajzë 11-vjeçare pësuan lëndime të lehta.  Lidhur me të plagosurit, policia flet për prerje dhe plagë me thikë. Sipas deklaratave të tyre, policia […]

Lexo më shumë

Vetaksident fatal në Fushë Kosovë – humbin jetën një grua dhe një vajzë e mitur

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës, ku si pasojë e një vetaksidenti humbën jetën dy persona, përfshirë një të mitur. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se mbrëmë pas orës 22:00, është raportuar një aksident trafiku me pasoja fatale, ku një veturë ka dalë nga rruga dhe është përplasur, […]

Lexo më shumë

1.2 miliardë euro në rrezik – Bllokimi i Kuvendit po e fundos ekonominë e Kosovës

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të fundit po krijon pasoja të thella dhe shumëdimensionale për vendin. Ndërkohë që vendimmarrja politike është bllokuar dhe institucionet nuk janë formuar ende, Kosova po humb mundësi të mëdha për zhvillim ekonomik, përfitim nga fondet ndërkombëtare dhe avancim drejt integrimit evropian. Ekspertë të ekonomisë dhe përfaqësues të bizneseve […]

Lexo më shumë