Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: E.I

Limaj takohet me ambasadorin suedez: Bashkë diskutuam për situatën aktuale politike në Kosovë

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj është takuar sot me ambasadorin suedez, Jonas Westerlund. Limaj përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se me Westerlund biseduan për situatën politike në Kosovë. “Ambasadori Westerlund shprehu përkushtimin e Suedisë për mbështetjen e proceseve demokratike dhe përpjekjeve për paqe në Kosovë ndërsa ne theksuam rolin dhe angazhimin tonë për zhvillimin […]

Lexo më shumë

Rasti “Kobra”- Mbrojtja do të propozojë si provë pamjet ku pretendon se shihet njëri nga të dëmtuarit duke hedhur shishe në drejtim të të akuzuarve

Prishtinë- Në Gjykatën Themelore në Prishtinë në gjykimin ndaj Dibran Hoxhajt dhe të tjerëve për vrasjen në lokalin “Kobra City”, të martën, mbrojtësi i Hoxhajt, avokati Florent Latifaj tha se do të propozojnë si provë pamje të natës kritike, ku shihet njëri nga të dëmtuarit duke hedhur shishe dhe gota në drejtim të të akuzuarve. […]

Lexo më shumë

Komuna e Leposaviqit e merr nën administrim sallën e sporteve, hiqen flamujt e Serbisë, vihen të Kosovës

Komuna e Leposaviqit, e udhëhequr nga Lulzim Hetemi, e ka marrë administrimin e objektit sportiv në këtë komunë. Policia e Kosovës ka konfirmuar për mediumin në gjuhën serbe “KoSSev” se Komuna e Leposaviqit ka kërkuar ndihmën e tyre për këtë çështje. “Ne vetëm po e ndihmonim udhëheqjen komunale në marrjen e sallës komunale në Leposaviq”, […]

Lexo më shumë

Haxhiu mbrojti Pecin, Deliu: Krerët e VV-së po e politizojnë çdo hetim që prek njerëzit e tyre

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për politizim të drejtësisë, duke reaguar pas deklaratës së ministres në detyrë Albulena Haxhiut lidhur me bastisjen në Ministrinë e Bujqësisë. “Në vend që të lejojnë drejtësinë të bëjë punën e saj, krerët e Vetëvendosjes po e politizojnë çdo hetim që prek njerëzit […]

Lexo më shumë

Meta do t’i përdorë postimet e evropianëve për trajnimin e IA-së

Gjiganti teknologjik amerikan, Meta, mund t’i përdorë postimet në platformat e veta, Facebook dhe Instagram, nga përdoruesit në Bashkimin Evropian për ta trajnuar softuerin e tij të inteligjencës artificiale (IA), Meta AI, pasi afati për refuzim nga përdoruesit skadoi të martën. Për t’i përmirësuar modelet e veta të IA-së, kompania planifikon ta analizojë të gjithë […]

Lexo më shumë

130 biznese prezantohen në panairin ndërkombëtar “AGROKOS & Agroturizëm” në Prishtinë

Në Prishtinë është hapur sot panairi ndërkombëtar “AGROKOS & Agroturizëm”, i cili sivjet ka mbledhur tridhjetë e dy biznese vetëm në pavionin e prodhuesve vendorë. Organizatori, Bekim Xhafa, theksoi se ky panair është platformë e rëndësishme për promovimin e prodhuesve vendorë dhe zhvillimin e sektorit të agrobiznesit dhe agroturizmit në Kosovë. Në një prononcim për KosovaPress, […]

Lexo më shumë

Haradinaj për deklaratën e Limajt: Kjo çështje është e së kaluarës, nuk kam koment

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka refuzuar të komentojë deklaratat e fundit të liderit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, lidhur me një koalicion të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV). I pyetur nga gazetarët rreth këtij zhvillimi politik, Haradinaj e ka quajtur çështjen jo-relevante.“S’kam ndonjë koment, s’po më kujtohet asgjë… A […]

Lexo më shumë

Mustafi: Derisa Serbia i përjashton shqiptarët, Kosova i integron pakicat si shembull për rajonin

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka reaguar ashpër ndaj një pretendimi të bërë së fundmi në Serbi, sipas të cilit “asnjë shqiptar nuk ka shprehur interesim për t’iu bashkuar Policisë së Serbisë”. Në një reagim të publikuar në rrjete sociale, Mustafi e cilëson këtë deklaratë si “një manipulim klasik i të vërtetës”. Ai […]

Lexo më shumë

U dyshua se tentoi të vrasë kushëririn në Itali – Mbyllet çështja ndaj shqiptarit nga Kosova, mungojnë provat

Mbyllet çështja ndaj Edmond Balaj për tentativën e vrasjes së kushëririt të tij Hajdin Kukiqi. Vendimi u mor nga gjyqtari hetues Carlo Colombo, i cili pranoi kërkesën për arkivim të paraqitur nga prokurori publik Giovanni Valmassoi. Përkundër dyshimeve të shumta që rëndonin mbi 34-vjeçarin me origjinë nga Kosova, i mbrojtur nga avokatja Alessandra Nava, hetimet […]

Lexo më shumë