Si të parandalohen shpërthimet nga rreziku i bombolave te gazit
Çmimi për blerjen e saj në treg është mjaft i lirë. Por, pasojat mund t’i paguash shtrenjtë. Madje edhe me jetë. Përdorimi i bombolave të gazit, kryesisht për gatim dhe ngrohje, është kthyer në një problem serioz për jetën e qytetarëve. Eksperti i Emergjencave, Rrahman Sefedini tregon arsyjet se pse zakonisht shpërthen ky mjet.