Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: TV Arbëria

Pajisja 1.5 milionëshe Ministria Vitia i jep merita Presidentes Osmanin për sigurimin e donacionit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata bamirëse dhe filantropike “AL Waleed Philanthropies”, shkruan Gazeta Express. Ai tha se përmes kësaj pajisje do t’u mundësohet pacientëve qasje të lehtë dhe të shpejtë për diagnostikimin e sëmundjeve malinje në fazën e […]

Lexo më shumë

Kjo komunë në Kosovë shpall gjendjen emergjente me mbeturinat

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se ka shpallur gjendjen emergjente për grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave, pasi punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastërtia” janë në grevë. Kjo komunë e ka cilësuar si të jashtëligjshme grevën e punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje publike-lokale. Me shpalljen e gjendjes emergjente, Komuna e Ferizajt thotë se “shpallet mobilizimi i […]

Lexo më shumë

​Forcohet bashkëpunimi me Doganën e Francës

Dogana e Kosovës dhe ajo e Francës do të forcojnë bashkëpunimin përmes shkëmbimit të praktikave në procedurat doganore. Kështu thanë gjatë një takimi që patën drejtori i Doganave të Kosovës Agron Llugaliu dhe zëvendësdrejtori i Doganës së Francës Jean-François Dutheil. Në takim Llugaliu theksoi rëndësinë e menaxhimit efektiv të rrezikut në operacionet doganore. Ai theksoi […]

Lexo më shumë

Kurti pas vizitës në Gjermani: Kryefjala ishte rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së tij në Gjermani ishte rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, shkruan Gazeta Express. Kurti tha se për këtë çështje kanë kërkuar mbështetje të mëtejmë nga aleatët gjermanë. “Në Gjermani, nga […]

Lexo më shumë

Aksidentohet ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare dhe politikani i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, është dërguar në spital me lëndime të lehta pas një aksidenti me veturë. Raportohet se përveç Ben-Gvir, të lënduar nga aksidenti kanë mbetur edhe vajza e tij, një roje sigurie dhe shoferi. Tani, policia po i heton rrethanat e aksidentit që sipas […]

Lexo më shumë

Mbreti Charles III do të kthehet në detyrat publike javën e ardhshme

Mbreti Charles III do të rifillojë detyrat publike javën e ardhshme pas një periudhe të trajtimit dhe rikuperimit nga kanceri. Pallati mbretëror njoftoi se monarku 75-vjeçar bashkë me gruan e tij, Mbretëreshën Camilla, do të jenë për një vizitë në një qendër të trajtimit të kancerit, ku do të takojnë specialistët mjekësorë dhe pacientët, shkruan […]

Lexo më shumë

​HRW: Ushtria e Burkina Faso ka vrarë mbi 200 civilë

Të paktën 223 civilë, duke përfshirë të paktën 56 fëmijë, u masakruan nga ushtria e Burkina Fasos në një ditë të vetme këtë shkurt, si sulme të dukshme hakmarrëse, tha Human Rights Watch në një raport të ri. HRW tha se vrasjet mund të kishin qenë pjesë e një fushate të gjerë ushtarake kundër civilëve […]

Lexo më shumë