Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: TV Arbëria

Delegacioni i Kosovës avokon për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Delegacioni i Republikës së Kosovës, nën drejtimin e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, ndodhet në Strasburg të Francës, për të avokuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE). Kështu bëhet e ditur në një njoftim të Kuvendit të Kosovës. Në delegacionin e kryeparlamentarit Konjufca janë dhe nënkryetarja Saranda Bogujevci, në cilësinë e kryesueses […]

Lexo më shumë

Furnizimi me barna, Vitia: Është rritur buxheti për 10%, pasi kompanitë farmaceutike s’kanë marrë pjesë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë të përbashkët me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se kanë pasur problem me kompanitë farmaceutike për furnizimin me barna. Vitia, ka sqaruar se asnjë kompani s’ka marrë pjesë në procesin tenderik të 2023-ës, i hapur në muajin qershor kjo për shkak […]

Lexo më shumë

Miratohet vendimi për shpronësimin e pronave të “Damper-it” në Suharekë, do të kalojë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës miratuan vendimin preliminar për interes publik për shpronësimin e pronës së paluajtshme ish-shoqërore “Ballkan” Njësia Damper, për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Aliu në një postim në Facebook duke […]

Lexo më shumë

Lloçi në trasenë e autostradës Prishtinë-Gjilan, Kurti dhe Aliu thonë kryhet sivjet

“Autostrada Prishtinë—Gjilan po bëhet. Ajo hapet këtë vit. Urime!”, shkroi kryeministri Albin Kurti verën e vitit të kaluar në një postim në Facebook. Para pak ditësh u publikua një fotografi që tregonte gjendjen e tmerrshme të asaj rruge: traseja e autostradës së papërfunduar përplot me baltë. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri foli për […]

Lexo më shumë

Qyteti i Freiburgut prezanton pushimin menstrual

Në Freiburg, punonjëset femra tani lejohen të mungojnë tre ditë për çdo menstruacion. Një certifikatë mjekësore nuk është e nevojshme. Parlamenti i qytetit të Freiburgut miratoi të hënën në mbrëmje vendimin. Në të ardhmen, gratë do të kenë të drejtën për një pushim deri në tre ditë për çdo muaj në periudhën e menstruacioneve. Një […]

Lexo më shumë

Qeveria vendos t’i paguajë 375 specializantë me vetëfinancim dhe 21 të tjerë nga Presheva, Medvegja, Bujanoci e Mali i Zi

Qeveria ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për aprovimin e pagesës së 375 specializantëve me vetëfinancim dhe 21 specializantëve me vetëfinancim nga Presheva, Medvegja, Bujanoci e Mali i Zi, raporton Gazeta Express. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kujtoi se numri i kuadrove profesionale shëndetësore në Kosovë është i ulët. “Pagesa e specializantëve me vetëfinancim […]

Lexo më shumë

Vuçiq: Ata që po armatosin Kosovën do të mbajnë përgjegjësi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një vizite në punimet për rinovimin e qendrës multifunksionale kreativo-inovatore Lozhionica, ka thënë se shpreson që të gjithë ata që armatosin Kosovën në kundërshtim me rezolutën 1244 do të mbajnë përgjegjësi. Vuçiq iu doli në mbrojtje edhe terroristëve që kryen sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, duke i quajtur […]

Lexo më shumë