S’janë mbyllur të gjitha, qe ku ndodhen komunat paralele serbe në Kosovë
Qeveria e Kosovës po përballet me reagim të ashpër ndërkombëtar pas mbylljes së disa komunave paralele të Serbisë në Kosovë. Sipas sistemit serb, në Kosovë funksionojnë 29 komuna. Shumë prej tyre ende vazhdojnë të ofrojnë shërbime çdo ditë, shkruan Radio Evropa e Lirë. Leposaviqi, Zveçani, Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut, Baja, Osojani, Videja, Gorazhdeci, Vërbovci, […]