Osmani pritet në Tiranë nga Zelensky dhe Rama, kryeministri shqiptar e përqafon
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në Tiranë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Osmani u përshëndet fillimisht me Zelenskyn, me të cilin shkëmbyen disa fjalë në tapetin e kuq. Më pas, Rama e përqafoi presidenten e Kosovës. /TV Arbëria