Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: TV Arbëria

Ministrja Nagavci mori pjesë në shënimin e Festës së Shkollës “Yll Morina” në Gjakovë

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të Festës së Shkollës “Yll Morina” në Gjakovë, ku të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, drejtoresha e Arsimit, Eranda Kumnova-Baçi, familjarë, veteranë të arsimit, drejtorë, mësimdhënës e nxënës të kësaj shkolle. Ministrja Nagavci me këtë […]

Lexo më shumë

Kujdesi ndaj alergjive në stinën e pranverës

Ndërrimi i stinëve, luhatja e shpeshtë e temperaturave, ndotja ambientale duket se nxisin akoma më shumë alergjitë dhe problemet me rrugët e frymëmarrjes. Lodhje, teshtitje, stres dhe shumë herë paaftësi për t’u mbushur me frymë. Përballë këtyre shqetësimeve shumëkush bëhet merak për problemet që po shfaqen në trupin e tij, teksa të tjerë edhe mund […]

Lexo më shumë

Edita Tahiri: Qeveria Kurti s’e shfrytëzoi letrën e Bidenit që dialogu të fokusohej në njohje reciproke – nxori një marrëveshje të dështuar

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka bërë një krahasim të këtij procesi me periudhën sa ishte në krye të dialogut. Në një intervistë për Ekonomia Online, Tahiri thotë se Qeveria Kurti ka dështuar në dialog, dhe në vend se të sjellë stabilitet dhe paqe, solli vetëm tensione. Tahiri ka deklaruar se Qeveria […]

Lexo më shumë

Komandanti Ulutas takohet me Osmanin, kërkon koordinim KFOR- institucione

Komandanti i KFOR-it, Özkan Ulutaş, sot ka pritur presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në zyrat qendrore në Prishtinë, Camp Film City. Në njoftimin për këtë takim, KFOR tha se në takim u diskutua mbi nevojën për koordinim dhe bashkëpunim mes KFOR’it dhe institucioneve të Kosovës. “Gjeneralmajor Ulutaş theksoi nevojën thelbësore për koordinim dhe bashkëpunim të […]

Lexo më shumë

Konfiskohen armë dhe municion të kalibrave të ndryshëm në 14 lokacione në Kosovë

Policia e Kosovës, konkretisht drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Renda si rezultat i shkatërrimit të një grupi kriminal qe ishte realizuar vitin e kaluar (02.10.2023), ku ishin arrestuar tre persona të dyshuar, në vazhdën e bashkëpunimit ndërkombëtarë, lidhur me rastin ‘’Gjermania’’ ka vazhduar hetimet edhe përgjatë këtij viti. Sipas një […]

Lexo më shumë

Të paktën gjashtë të vdekur dhe 100 të lënduar nga “një grumbull” i tornadove në SHBA

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën nga stuhitë që “rrafshuan” qytetet në disa pjesë të Indianës lindore dhe Ohajos perëndimore. Bëhet e ditur se gjashtë persona kanë vdekur, më shumë se 100 janë lënduar, ndërsa të tjerë janë zhdukur, nga një grup prej më shumë se 10 tornadosh që përfshiu pesë shtete amerikane. Veçanërisht […]

Lexo më shumë

AAK i reagon ministrit Peci pasi tha që kanë rikthyer rreth 600 metra katrorë në Prishtinë, e quajnë manipulues ordiner

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pasi ministri i Bujqësisë, Faton Peci njoftoi se kanë rikthyer rreth 600 metra katrorë në një objekt në Prishtinë, e ku edhe AAK ka zyrat në atë objekt. AAK thotë se kanë kontratë me Ministrinë e Bujqësisë për një pjesë të objektit. “Ne paguajmë qira mujore për shfrytëzimin […]

Lexo më shumë

A po futemi në javët vendimtare për Asociacionin?

Shkruan: Afrim Kasolli- Që kur ishte pranuar aplikacioni i Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, ishte bërë e qartë se krahas kritereve të zakonshme ligjore, Kosova duhej t’i plotësonte edhe dy kushte tjera bazike, në mënyrë që ky proces të finalizohej me sukses. E para kishte të bënte me zbatimin e vendimit […]

Lexo më shumë

ASK-ja: Më shumë të reshura kishte në 2023 sesa në 2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka bërë të ditur se numri i ditëve me të reshura në Prishtinë në vitin në vitin 2023 ishte 156 ditë, kurse në vitin 2022 ishte 135 ditë, ose 15,6% me shumë në vitin 2023. Sipas të dhënave thuhet se Temperatura mesatare maksimale mujore (në muajin korrik) në vitin […]

Lexo më shumë