Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: TV Arbëria

Nis ofensiva e këmbësorisë izraelite në Gaza

Izraeli ka kryer bastisje të lokalizuara në Gaza gjatë 24 orëve të fundit, ka thënë zëdhënësi kryesor ushtarak i Izraelit. Njësitë e këmbësorisë dhe tankeve morën pjesë në aksion dhe synonin gjetjen e ekuipazheve të raketave dhe pengjeve, tha kundëradmirali, Daniel Hagari. Të paktën 120 pengje po mbahen në Gaza, njoftoi ushtria izraelite, raporton skynews. Duket […]

Lexo më shumë

​FSK merr pjesë në Konferencën dhe Panairin vjetor “AUSA 2023” në SHBA

Me ftesë të Asociacionit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (AUSA), në emër të KOMFSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, shefi i Stafit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Ilir Qeriqi po merr pjesë në Konferencën Vjetore dhe Panairin e Industrisë së Mbrojtjes “AUSA 2023” në Uashington. Në kuadër të sesioneve të konferencës dhe panairit vjetor, gjeneral […]

Lexo më shumë

Udhëheqësit e BE-së shkojnë në Izrael

Udhëheqësit e BE kanë vizituar Izraelin duke shprehur solidaritetin me të prekurit pas sulmeve të Hamasit. Presidentja e Komisionit Eropian, Ursula von der Leyen dhe presidentja e Parlamentit Europian Roberta Metzola, janë takuar me udhëheqës të Izraelit. Por ndërsa Von der Leyen dhe Metzola ndodheshin në Tel Aviv, u detyruan të strehoheshin pasi u dëgjuan […]

Lexo më shumë

Osmani zyrtarit të BE-së: Serbia e përgatiti dhe e orkestroi, grupet terroriste e paramilitare e ekzekutuan sulmin në Banjskë

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim zëvendësdrejtorin menaxhues për Evropë në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS), Marko Makovec. Pas aktit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë kundër Republikës së Kosovës, Osmani vuri theksin tek rëndësia që Serbia të mbahet përgjegjëse përmes masave konkrete nga BE-ja. Ajo nënvizoi se […]

Lexo më shumë

Pikëllim e pakënaqësi me drejtësinë: Familjarët e dy të vrarëve në Gradicë të Drenasit përmendin Kanunin

Sot para objektit të Gjykatës Themelore në Prishtinë kanë protestuar të afërmit e dy të vrarëve në Gradicë të Drenasit. Kjo ka ndodhur pasi ditën e hënë është shpallur aktvendimi ku njëri nga të akuzuarit është dënuar më burgim të përjetshëm, ndërkaq tjetri është shpallur i pafajshëm. Në lidhje me rrethanat se si ka ndodhur […]

Lexo më shumë

Bislimi: Agresioni terrorist në Banjskë shpërfaqi objektivat e Serbisë për destabilizimin e rajonit

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, priti sot në takim zëvendës drejtorin për Evropë i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) të BE-së, Marko Makovec. Makovec shprehu ngushëllimet e tij për vrasjen më 24 shtator në Banjska të Zveçanit të rreshterit të Policisë së Kosovës, tashmë Hero i Kosovës, Afrim Bunjakun. Po ashtu, […]

Lexo më shumë

​Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Më datën 12 tetor 2023 në ora 17:00 në Ferizaj, policët hetues të stacionit të Ferizajt kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës B.C. (26), i gjinisë mashkullore. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, dega në Kaçanik, për veprën penale “Ofrimi i lokaleve për prostitucion” me […]

Lexo më shumë

Avokati Shefqeti: Rozeta Hajdari ka ndryshuar deklaratën e saj për aksidentin

Është dhënë fjala përfundimtare në rastin ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, lidhur me aksidentin e shkaktuar në prill 2021 ku ishte lënduar lehtë një fëmijë. Avokati i palës së dëmtuar, Florim Shefqeti tha se ministrja Hajdari ka ndryshuar deklaratën e saj. “Ne vlerësojmë që në këtë rast janë përmbushur në tërësi […]

Lexo më shumë