Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: TV Arbëria

332 raste të reja me kancer të gjirit këtë vit

332 raste të reja me kancer të gjirit te femrat janë regjistruar në nëntëmujorin e parë të vitit 2023, teksa ky numër mund të rritet deri në fund të këtij viti. Kështu ka thënë drejtori i kësaj klinike, Ilir Kurtishi. Ndërsa numri i rasteve që i trajton Klinika e Onkologjisë, kalon shifrën e 500 personave. […]

Lexo më shumë

Mot me diell dhe pjesërisht i vranët sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. “Të dielen parashihet të mbajë mot me diell dhe pjeserisht i vranët.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-26 gradë Celsius.” /TV Arbëria

Lexo më shumë

BE-ja do ta trefishojë ndihmën humanitare për Gazën

Komisioni Evropian ka thënë të shtunën se do ta trefishojë ndihmën humanitare për Gazën. Ky vendim është marrë pasi Bashkimi Evropian është përballur me kritika për përgjigjen ndaj situatës atje. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka folur me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres të shtunën, ka thënë Komisioni. […]

Lexo më shumë

46-vjeçari në Mitrovicë rrah miken e tij

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës që përjetojnë qoftë nga bashkëshortët apo partnerët e tyre, por edhe nga persona tjerë të afërm. Kjo dukuri shqetësuese ka marrë përmasa të mëdha kohëve të fundit. Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundi një grua në Mitrovicën e Veriut, pasi […]

Lexo më shumë

Italia fiton me rezultat të thellë ndaj Maltës

Përfaqësuesja e Italisë ka fituar me lehtësi me rezultat 4-0 në shtëpi ndaj Maltës në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024. Përkundër problemit të madh me bastvënie nga disa futbollistë që u detyruan ta lëshojnë grumbullimin, Italia u treguar e fortë për Maltën në ndeshjen e grupit C. Ekipi i drejtuar nga Luciano Spalletti arriti të […]

Lexo më shumë

Treni aksidentohet me veturën në Sllatinë

Mbrëmjen e së shtunës një aksident trafiku ka ndodhur në Sllatinë mes trenit dhe një veture. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21: dhe për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar. “Rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një aksident […]

Lexo më shumë

Huliganët serbë brohorasin ‘Kosova është Serbi’, hungarezët reagojnë ashpër ndaj tyre

Tifozët serbë vazhdojnë me thirrjet skandaloze. Në ndeshjen që po zhvillohet në Budapest mes Hungarisë dhe Serbisë, huliganët serbë brohoriten “Kosova është Serbi”, por që morën një kundërpërgjigje të fortë nga vendasit. Hungarezët fishkëllyen menjëherë këto thirrje, madje fishkëllyen edhe himnin serb në fillim të ndeshjes. Kjo ndeshje ka karakter ndërkombëtar dhe organizohet nën patronatin […]

Lexo më shumë

Kryeministri i Izraelit do të takohet me familjet e pengjeve

Rreth 126 familje kanë marrë një lloj informacioni zyrtar për të dashurit e humbur, thotë Gal Hirsch, i dërguari special i sapoemëruar i Izraelit për izraelitët e humbur dhe të rrëmbyer. “Me vendimin për të shkuar në një shtëpi për t’u treguar atyre për një peng apo vdekje, duhet të jemi shumë të saktë”, shpjegon […]

Lexo më shumë