Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: TV Arbëria

Arrestohet zëdhënësi i Hamasit në Bregun Perëndimor

Zëdhënësi i Hamasit, Hassan Yousef, është arrestuar të enjten gjatë bastisjeve që bëri Izraeli në Bregun Perëndimor, sipas autoriteteve izraelite. Yousef u arrestua “me dyshimin se vepronte në emër të Hamasit”, tha të premten për CNN Agjencia e Sigurisë izraelite Shin Bet. Yousef është një figurë kryesore politike palestineze, i cili shërben si zëdhënës zyrtar […]

Lexo më shumë

PDK-ja e dërgon në Gjykatën Kushtetuese ligjin për KPMShCK

Partia Demokratike e Kosovës e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit për ndryshimin e Ligjit aktual të KPMSHCK-së. Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Partinë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka njoftuar se sot e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil […]

Lexo më shumë

Edhe LDK-ja dërgon në Kushtetuese Ligjin për KPMShCK

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot do ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, i cili është miratuar javën e kaluar. Një burim brenda kësaj partie i ka thënë gazetës Nacionale se dorëzimi i kërkesës nuk do të bëhet bashkë me PDK-së, e […]

Lexo më shumë

Shpërthen një granatë në Ranillug

Një person ka njoftuar se në oborrin e tij ka shpërthyer një mjet shpërthyes, ndërkaq, njësitë e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje në fshatin Kromjan i Epërm të Ranillugut. Nuk raportohet për lëndime në njerëz, përveç dëmeve materiale të shkaktuara në veturë, në shtëpi dhe […]

Lexo më shumë

10 vjet burgim për personin që tentoi ta vrasë dhëndërin

Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar me 10 vjet burgim të pandehurin Xh.B., pasi është konstatuar se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë e mbetur në tentativë” si dhe veprat tjera penale “mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”. Sipas gjykatës, më 10 shtator 2022, në fshatin Lutogllavë të Pejës, […]

Lexo më shumë

Sot përkujtohet ndarja nga jeta e Naim Frashërit

Sot, përkujtojmë ndarjen nga jeta të veprimtarit të shquar të arsimit kombëtar  shqiptar, poetit të madh Naim Frashërit (1846-1900). Naim Frashëri lindi në Frashër të Dangëllisë më 25 maj 1846. Ka qenë nëpunës dhe intelektual i Perandorisë Osmane, poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare, hartues tekstesh, . Shihet si nismëtari i letërsisë shqiptare dhe një nga ikonat […]

Lexo më shumë

Sulmoi disa persona, arrestohet i mituri në Drenas

Arrestohet një i mitur në Drenas për shkak se kishte sulmuar fizikisht viktimat duke ju shkaktuar lëndime trupore. Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 17:30, në Drenas. Ndërkaq bëhet e ditur se viktima kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit […]

Lexo më shumë

Ambasadori i Kosovës në Japoni Sabri Kiçmari akreditohet ambasador jorezident në një shtet që e kishte tërhequr njohjen

Ambasadori i Kosovës në Japoni Sabri Kicmari me anë të një postimi në facebook-un e tij personal ka njoftuar se është akredituar si Ambasasdor jo rezident në shtetin e Palaut. Ky është postimi i plotë i tij. Sot, më 20 tetor 2023, kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë për një zhvillim të rëndësishëm në marrëdhëniet diplomatike mes […]

Lexo më shumë